Që me futjen në përdorim të Internetit dhe kohët e fundit të Whatsapp-it, shumë gjëra nuk ekzistojnë më. Në dekadat e fundit, ka disa gjëra në jetën e përditshme që nuk janë më interesante, që konsiderohen tepër të ngadalta dhe jopraktike. Duke marrë parasysh vrullin e jetës me shumë angazhime, ne gjejmë gjithnjë e më shpesh mënyrën për të shpejtuar nga frika se mos nuk jemi në gjendje të plotësojmë ngarkesën që jeta e përditshme rezervon, që ne të arrijmë “në kohë” në fund të ditës.
Ne nuk mendojmë më për zakonet e vjetra dhe të shëndetshme, ne gjithmonë mbështetemi te teknologjia, tek Interneti. Por nëse ndalemi dhe kujtojmë për një moment, do të kuptojmë se shumë nga gjërat që ishin bërë para ardhjes së Internetit, tani janë zhdukur ose asimiluar në mënyra të tjera të të bërit.
Ne shohim më poshtë gjërat që nuk bëhen më pas përdorimit të Internetit dhe Whatsapp-it:
- Përdorimi i numëratorit telefonik
- Mbajtja e radhës para një kabine telefonike
- Nuk ka më aparate fotografik me film
- Nuk merren më filma me qira
- Shkrimi i letrave me dorë
- Kalimi dorë pas dore i shënimeve në klasë
- Kërkimi në gazetë i njoftimeve për punë
- Mbajtja e enciklopedive në shtëpi
- Nuk takohesh më me shokët e klasës
- Shikoni një serial televiziv pa reklama
- Nuk kërkoni më ndihmën e një eksperti
- Nuk shkoni më t’i bini derës së një shoku.
Burimi / https://www.chedonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.