Parakusht për dashurinë janë faktet. Fjalët mbështesin veprimet, por nuk mjaftojnë. Ka shumë sjellje, që janë tregues i një ndjenje të thellë fizike. Dhe kjo ndjenjë është dashuria.
10 gjestet e një e personi që ju dashuron me të vërtetë:
1) Ndjenjat e tij janë të qëndrueshme
Një dashuri e vërtetë është e qëndrueshme dhe vazhdon, pavarësisht nga vështirësitë e jetës.
2) Ai/ajo është pranë jush në çdo vështirësi
Vetëm një shenjë, një telefonatë, një mesazh mjafton për të treguar se ai është pranë jush. Kur keni nevojë për ndihmën e saj/e tij menjëherë ju jep një dorë.
3) Qëndron me ju
Mundohet të qëndrojë me ju, për aq kohë që ka në dizpozicion. Edhe nëse ju ndonjëherë dëshironi për të dilni vetëm, ose të shoqëroni atë me shokët e tij nuk do të thotë asgjë.
4) Të thotë “Të dua”, duke të shikuar në sy
Sytë janë pasqyrë e shpirtit. Nëse ai është i sinqertë ju do e vëreni menjëherë.
5) Ai ju puth, ju përqafon dhe ju dëgjon me kujdes kur flisni
Ky është sinjal i qartë i dëshirës së fortë dhe interesit për ju.
6) Ju dhuron gjëra, të cilat ju i pëlqeni
Para se të blejë një dhuratë, ai përpiqet të kuptojë shijet tuaja, që ajo që do t’ju dhurojë të shkaktojë gëzim të madh.
7) Ai bën çdo gjë për t’ju bërë të lumtur
Ai/Ajo ju ndihmon në zgjedhjet e rëndësishme të jetës.
8) Është i/e sinqertë
Sinqeriteti është thelbësor për të pasur besimin e personit tjetër
9) Ju jep liri dhe të drejtë
Ai/ajo e di se liria e ndërsjellë është gjëja më e bukur për të jetuar një marrëdhënie të lumtur dashurie.
10) Ai të vë në nivelin e tij dhe ju e vlerësoni atë!
Ai ju do dhe e di se ju jeni aq e rëndësishëme. Ai e di se barazia është gjëja më e bukur për të jetuar një jetë të lumtur së bashku!
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.