Lumturia është një ndjenjë që çdokush duhet ta provojë. Zbuloni se cilat janë sjelljet për të qenë të lumtur…
- Mos mbani inat: Falja dhe harresa na ndihmon të çlirohemi nga ndjenjat negative, të cilat na pengojnë të jemi të lumtur;
- Trajtojini të gjithë me mirësjellje: Kjo praktikë, përveçse është “ngjitëse”, çliron hormone pozitive si serotonina dhe ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëz të tjerë;
- Konsiderojini problemet si sfida: Eliminojeni nga fjalori juaj fjalën problem dhe konsiderojeni atë si sfidë. Kjo shërben për të përmirësuar si veten tuaj ashtu edhe jetën;
- Jini mirënjohës për gjithçka që keni: Njerëzit mirënjohës përballen më mirë me stresin dhe i përmbushin më me lehtësi objektivat e tyre;
- Ëndërroni sa më shumë: Mos e kushtëzoni veten ndaj këtij veprimi. Të ëndërrosh ndihmon për të realizuar objektivat duke e lënë mendjen të lirë nën një këndvështrim më optimist;
- Mos u shqetësoni për vogëlsira: Nëse janë vogëlsira, përse të shqetësoheni më kot. Mos u jepni rëndësi gjërave që ju marrin energji.
- Flisni mirë për të tjerët: Të flisni keq për të tjerët krijon ndjenja negative, ndërsa e kundërta ndjenja pozitive.
- Shmangni justifikimet: Merrni përgjegjësi për dështimet dhe përdorini ato për të përmirësuar veten;
- Jetoni të tashmen: Përqendrohuni totalisht në atë çka jeni duke bërë, pasi do të përmirësoni produktivitetin;
- Zgjohuni herët në të njëjtën orë : Çdo ditë zgjohuni herët, pasi kjo do të rrisë energjitë, përqendrimin dhe do të rregullojë ritmin biologjik përgjatë 24 orëve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.