Këshilla & Arsye

March 8, 2018 | 15:29

10 ide origjinale për një mbrëmje tërësisht femërore

 

Festë jo e dashur nga të gjithë, për shkak të vendeve të zakonshme apo lodhjes së tepruar, megjithatë Dita e grave, mbetet një ngjarje për t’u shfrytëzuar si justifikim për të kaluar një mbrëmje me mikeshat apo të kënaqë shijet personale, duke marrë kohë të lirë për veten e tyre. Po, sepse edhe nëse nuk ju pëlqen si festë, ju mund të shfrytëzoni mundësinë të bërë diçka ndryshe, duke lënë për një mbrëmje angazhimet e zakonshme.

Por çfarë të bëjmë për këtë 8 Mars? Darka dhe biseda me mikeshat e zemrës, mbrëmje kërcimi ose një kinema shtëpiake të qetë?

Këtu janë 10 ide origjinale për të organizuar një mbrëmje të përsosur tërësisht femërore!

Pizhama parti me film rreptësisht femëror

Për dembelët: një pizhame parti e bukur – zgjedhja e vjetër e shkollës, por gjithnjë shumë bindëse – midis bërtitjes, ëmbëlsirave dhe një filmi të bukur për gratë. Shumë stil dhe jo shumë shtrenjtë.

Mbrëmje kinemaje

Të pasionuarat pas kinemasë, kjo mbrëmje është e drejtë për ju! Mblidh të gjitha mikeshat e pasionuara të kinemasë dhe kushtojini vetes një mbrëmje të përsosur filmash!

Pica me mikeshat

Nëse jeni një grup i madh shoqesh, pica klasike është zgjidhja më e mirë! Ajo i përshtatet të gjithave dhe nuk është shumë e kërkuar … dhe pastaj, kush nuk e do pica?

Mbrëmje në sauna

Relaksuese dhe elegante: një mbrëmje në sauna me shumë biseda dhe konfidenca me miken më të dashur larg nga kaosi i qytetit në një cep të parajsës.

Mbrëmje në disko

Klasike dhe manuale: një natë e bukur në disko me mikeshat për ato që nuk duan ta marrin veten shumë seriozisht dhe nuk kanë frikë nga orët e vona!

Aperitiv dhe koncert

Të pasionuar për muzikën, kjo është për ju. Çfarë është më mirë se një koncert me mikeshat që ndajnë pasionin tuaj? Por së pari, një aperitiv i këndshëm i mbushur me thashetheme!

Darkë në shtëpi me ndihmën e mikeshave të zemrës

Ekonomik dhe intim: një “show gatimi” të gatuaj një pjatë të këndshme me një mike të zemrës midis bisedave, të qeshurave dhe konfidencave. Muzikë të mirë në sfond dhe me shoqërinë e një gote verë. Çfarë tjetër?!

Mbrëmje kushtuar vetes

Merrni një mbrëmje për veten tuaj, në vetmi të plotë, dhe shijojeni atë në mënyrë të plotë: të përkëdhelur në një sallon bukurie, pastaj një masazh i këndshëm relaksues, sauna dhe spa dhe në fund darkë në shtëpi me pjatën tuaj të preferuar. Shkurtimisht, zgjidhni mbrëmjen tuaj tipike dhe përjetojeni atë pa faj apo keqardhje. Herë pas here ju duhet t’i kushtoheni vetëm vetes tuaj.

Darkë në një restorant të mirë me miken tuaj më të mirë

Për të dashuruarit me ushqimin e mirë, kjo mbrëmje e veçantë mund të jetë një pretekst për një darkë në një nga restorantet më të njohura në qytetin tuaj. Natyrisht me miken tënde të zemrës!

Maratona e Sex & The City mikeshat

DVD e Sex & The City, kokoshka dhe divan: ky është 8 Marsi më i mirë për dashamirëset e televizorëve? Ftoni mikeshat tuaja më të mira dhe kushtojini vetes një mbrëmje të përsosur me katër njujorkezet më të famshme dhe të dashura të ekranit!

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.alfemminile.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top