Këshilla & Arsye

March 16, 2017 | 9:31

10 karakteristikat e personave me personalitet të shëndetshëm

Një personalitet i shëndetshëm përbëhet nga një grup i karakteristikave që lejojnë personin të përshtatet me mjedisin dhe  të bashkëveprojë me njerëzit e tjerë. Një personalitet i shëndetshëm ka karakteristikat e mëposhtme: fleksibilitet në sjellje, tolerancën në zhgënjim, pranimin e tjerëve, ndjeshmërinë dhe përshtatshmërinë.

Young woman holding emotive masks

  1. Kanë një vetëbesim të fortë

Një studim në Universitetin e Mançesterit ka arritur në përfundimin se njerëzit me një personalitet të shëndetshëm kanë vetëbesim të lartë, por jo aq të lartë sa të bien në qëndrime narciste dhe arrogante.

  1. Pranojnë dobësitë

Kultura jonë na inkurajon që të refuzojmë dobësitë. Por psikologjia na mëson që të jemi të hapur dhe të mos kemi frikë. Njohja e dobësive na ndihmon të rritemi. Prandaj, njerëzit me një personalitet të shëndetshëm pranojnë dobësinë e tyre dhe janë në gjendje të flasin për to, nuk kanë frikë nga dështimet dhe gabimet, sepse ato e dinë se çdo përvojë është një mësim në jetë.

  1. Ata ndajnë mendimet e tyre, besimet dhe ndjenjat

Ata nuk paraqesin shumë probleme kur vjen puna për të shprehur atë që ndjejnë apo mendojnë. Gjithashtu, këta njerëz janë më të qëndrueshëm emocionalisht.

  1. Bëjnë dhe marrin komplimente

Ato janë të vetëdijshëm se komplimentet duhet të rrjedhin në dy drejtime. Për njerëzit e vërtetë komplimentet janë një gjetje e thjeshtë që t’i bëjnë të tjerët të ndihen mirë.

  1. Ata janë dëgjues të mirë

Ata nuk tërheqin vëmendjen, por janë dëgjues të mirë. Janë njerëz që zakonisht i kushtojnë vëmendje bisedave, sepse janë të interesuar për njerëzit e tjerë dhe duan të dinë për ta.

  1. E lënë veten të udhëhiqen nga zëri i tyre i brendshëm

Një nga aspektet kryesore të njerëzve me personalitet të shëndetshëm është që ata ndihen mirë me veten e tyre. Kjo siguri do të thotë që nuk ndikohen shumë nga mjedisi. E dinë se çfarë duan dhe e ndjekin atë.

  1. Nuk kanë frikë të dështojnë

Shumica e njerëzve ndjekin shtigjet tradicionale që ofron kompania, thjesht sepse ata kanë frikë nga dështimi, sepse ato e dinë se këto rrugë janë testuar nga të tjerët dhe janë relativisht të sigurta. Në të kundërt, njerëzit me një personalitet të shëndoshë nuk janë të frikësuar të marrin rreziqe. Ideja e dështimit nuk u shkakton frikë dhe nuk i ndalon të ndjekin ëndrrat e tyre.

  1. Nuk tentojnë të bindin të tjerët

Një nga karakteristikat më interesante të këtyre njerëzve është se, edhe pse ata e dinë se çfarë duan dhe janë shumë të bindur në mendimet e tyre, nuk do të thotë se duhet të bindin dhe të tjerët. Në një bisedë, këta njerëz thjesht paraqesin idetë apo ndjenjat e tyre, nuk pretendojnë të manipulojnë emocionalisht ose të bëjnë ndryshimin e mendimit të të tjerëve. Njerëzit autentikë respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe idetë e tyre.

  1. Marrin përgjegjësinë e tyre

“Unë nuk jam i përsosur, nganjëherë bëj gabime që mund të dëmtojnë të tjerët.” Ajo që i bën këta njerëz të ndryshëm nga të tjerët është se marrin përsipër përgjegjësinë për pikëpamjet e tyre, veprimet dhe ndjenjat. Këta njerëz i pranojnë gabimet dhe të përpiqen t’i rregullojnë ato.

  1. Nuk i gjykojnë të tjerët

Këta njerëz janë më tolerantë dhe të hapur për diversitetin, duke përfshirë kompleksitetin e njeriut dhe nuk ndikohen lehtë nga pritjet e njerëzve të tjerë. Si rezultat i kësaj, ata kanë tendencë të kenë më pak probleme në marrëdhëniet ndërpersonale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top