Mirëqenie

July 9, 2020 | 8:08

10 këngët më të mira në botë, për stinën e verës në vite

 

Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Muzika ndikon tek mendja e njeriut dhe krijon dhe në përjetimin e kohës dhe stinëve të vitit. Gjuha muzikore sjell pranverën me lulet dhe cicërima zogjsh, na sjell detin, Surfin në mendjen dhe hapsirat ku jetojmë, na bën të dëgjojmë freskinë dhe ngjyrat e vjeshtës dhe na krijon një botë të mbushur me dëborë duke na kujtuar dimrin.

Stina e verës është stina që ka nevojë për tinguj muzikorë, për të na çlodhur, freskuar dhe na bën të përballojmë të nxehtin e verës. Për ata prej nesh që nuk jetojmë në një “shkëlqim tropical” gjatë gjithë vitit, ardhja e verës sjell disa evenimentesh sezonale, nga pushimet në plazh, deri tek banjot e diellit në oborrin e shtëpisë. Të gjitha këto evenimente janë të “zhurmshme” nga tingulli i ngrohtë, plot ajër nga këngët më të mira të verës.

Këta janë disa këngë, të këngëtarëve të njohur botëror, që kanë lënë gjurmë me muzikën e tyre tek dëgjuesit në vite, që sjellin tinguj verorë.

1: Martha & The Vandellas: “Dancing In The Street”

Me këtë këngë Martha Reeves krijoi një Himn të mrekullueshëm veror.  Falë Funk James Jamerson në Bas dhe Marvin Gaye në Bateri, “Dancing In The Street” u bë një nga këngët më të mira të verës në vitin 1964, dhe nuk humbi asgjë nga energjia e saj verore dhe shoqërore në dekadat e ardhshme.

2: Marvin Gaye: “Got To Give It Up, Part 1”.

Marvin Gaye i’a doli bindi dhe goditi me dansin e saj opinion publik. Këngëtarja  krijoi një atmosferë feste edhe në studio gjatë incizimit.

3: The Boys Boys: “California Girls”.

The “Beach Boys” ka mishëruar Surf, rërë dhe diell në këngët e tyre. Kjo këngë renditet në mesin e këngëve më të mira verore të të gjitha kohërave. Albumi i tyre në 1965 “Summer Days”  ishte një Himn i adoleshencës ndaj popullsisë femërore të Bregut perëndimor.“California Girls” krijoi idealin ekzotik të rinisë amerikane të rrezatur nga dielli dhe doli, si një nga këngët më të qëndrueshme të verës në këtë proces.

4: Sly & Familja Stone: “Hot Fun In The Summertime”

Sly dhe Familja Stone kanë krijuar një perlë shpirtërore verore, me anë të harmonisë dhe tingujve të pianos për argëtime të stinës së verës.

5: The Isley Brothers: “Summer Breeze, Parts 1 & 2”

Një nga këngët më të përsosura të verës,  është “Hiti i vitit” 1972 “Summer Breeze”. Himni i  shkëlqyeshëm i verës dhe interpretimi i shpirtëror i “vëllezërve”, transmeton mesazhe verore të mrekullueshme me diell.

6: Eddie Cochran: “Summertime Blues”

Shumica e këngëve verore kanë të bëjnë me aktivitete fitimprurëse. Eddie Cochran krijoi një këngë për të gjithë ata që duhet të punojnë për njeriun gjatë gjithë sezonit. Në vitin 1958 u krijua një Himn, duke futur në anglishten e adoleshencës që transmeton ndjenjat e moshës.

7: DJ Jazzy Jeff & The Fresh Prince: ‘Summertime’

Will Smith arrin të prezantojë shijen e aktiviteteve të verës, nga  lundrimi, drejtimi i  makinës dhe Barbecu.

8: Go-Go’s: “Vacation”

Kjo këngë transmeton emocionin e një dashurie verore. Në këtë këngë grupe vajzash dhe kitarë në Surf krijojnë ndjenja të mira verore plot det dhe shkëlqim. Fluturimet e verës janë të mrekullueshme.

9: Chicago: “Saturday In The Park”.

Ky Hit i viteve 70-të e nga shkëmbinjtë e butë të Chicagos jo vetëm që ngjall ndjenjën e sezonit por mund t’ju bëjë të ndjeni ngrohtësinë e verës edhe në ditën më të ftohtë të Windy City (qytetit të ftohtit dhe erës).

10: Bob Marley: “Jamming”

Ikona e Reggae Bob Marley, mbetet mbreti pa ekuivok i këngëve të ishullit të “njomur” nga dielli.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top