Për të pasur pushime shumë emocionuese me fëmijët, lipset një dëshirë e madhe për të kaluar këndshëm momente argëtuese së bashku.
1. Zgjidhni një këngë, të cilën ta dëgjoni gjatë ditëve të pushimeve dhe vendosni që të jetë kënga që do të “shuajë” tekat dhe mërzinë
2. Mblidhni kujtime të veçanta në breg të detit, si gurët e bardhë apo të zinj, xhamat me ngjyra, guaskat. Më pas vendosini në një qese dhe çojuani gjyshërve kur të ktheheni nga pushimet ose mund t’i mbani për vete duke i ruajtur në “kutinë e kujtimeve”
3. Shijoni një gatim të ri tipik të vendit ku do të pushoni.
4. Vizitoni një park apo ngjituni në majën më të lartë për të parë detin.
5. Shkoni herët në plazh që të keni mundësi të lini të parët gjurmët në rërën ende të pashkelur dhe të lagur
6. Ndërtoni kështjella rëre dhe më pas prisheni me këmbë (pasi të keni bërë një foto më parë)
7. Lexoni një libër pasdreke nën hijen e çadrës
8. Shikoni një film në një kinema verore
9. Darkoni në breg të detit, organizoni një piknik të gjithë së bashku
10. Bëni diçka ndryshe, apo për të “shuar” një tekë të çastit zhytuni nën ujë ose bëni gara noti
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.