Këshilla & Arsye

April 9, 2019 | 12:32

10 këshillat që duhet të ndiqni, për të patur këmbë të bukura

Tani është koha e duhur që këmbëve dhe shputave tuaja t’u kushtoni një vëmendje më të madhe, duke parandaluar pëlcitjen e kapilarëve, ënjtjen e shputave dhe djersitjen e tyre. Këtu gjeni dhjetë këshilla të cilat, nëse iu përmbaheni, do t’ju ndihmojnë që të keni këmbë të shëndosha dhe të bukura:

– Shpëlani këmbët, duke përfshirë edhe shputat e tyre, në mëngjes dhe mbrëmje, në fillim me ujë të nxehtë, e më pas me të ftohtë.

– Futni shputat në ujë me kripë deti dhe me disa pika të vajrave eterike, si p.sh rozmarinë, livandë, gështenjë, boronicë dhe mente.

– Dushin e mëngjesit përfundojeni me ujë të ftohtë, e atë të mbrëmjes me ujë të ngrohtë.

– Sa herë që të keni mundësi, disa herë në ditë ecni dhe mbani këmbët në pozicion horizontal, duke i vënë p.sh mbi karrige.

– Nëse gjatë ditës bëni më shumë lëvizje dhe konsumoni vitaminë C, atëherë do të zvogëloni rrezikun e paraqitjes së venave të zgjeruara dhe plasjes së kapilarëve.

– Lyeni këmbët çdo ditë me ndonjë krem, i cili ka veprim qetësues në vena dhe kapilarë.

– Bëni masazhe të rregullta të këmbëve.

– Nëse pedikyrin e bëni në shtëpi, atëherë mundohuni që të mos e prisni lëkurën rreth thonjve, në mënyrë që të evitoni rrezikun nga inflamacioni.

– Lëkurën e trashur në skajet e shputave të këmbëve, pas larjes, fërkojeni me një furçë të fortë, kurse thembrat me limë adekuate. Më pas i lyeni ato me krem.

– Mos harroni që këmbët dhe shputat e femrave plaken më shpejt sesa ato të meshkujve. Në mënyrë që ta ruani sa më gjatë pamjen rinore të tyre, përkujdesuni për to me të njëjtin zell si për fytyrën.

 

 

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top