Mirëqenie

May 10, 2017 | 12:42

10 maj, Dita Botërore e Promovimit të Aktivitetit Fizik, ndikimi nё mirëqenien psikofizike

Për një shëndet të mirë, bëni sa më shumë aktivitet fizik nё ambientet ku jetoni! Në ditën ndërkombëtare të promovimit të aktivitetit fizik, në Kartën Ndërkombëtare të Edukimit Fizik, cituar në konferencën e përgjithshme të UNESCO­s është thënë mjaft qartë se:

4

Diversiteti kulturor në edukimin fizik, aktivitetin fizik dhe sport përbën pjesë të trashëgimisë së paprekshme të njerëzimit dhe përfshin lojërat me lëvizje fizike, argëtuese, vallëzimin, sporte dhe lojëra të organizuara, të rastësishme, konkurruese, tradicionale dhe autoktone.

Çdo sistem edukimi duhet të përcaktojë vendin e nevojshëm dhe rëndësinë për edukimin fizik, aktivitetin fizik dhe sportin me qëllim që të vendoset ekuilibër dhe të forcohen lidhjet ndërmjet aktivitetit fizik dhe përbërësve të tjerë të edukimit. Ai gjithashtu duhet të sigurojë përfshirjen e klasave cilësore dhe gjithëpërfshirëse të edukimit fizik. Në mënyrë të parapëlqyeshme në bazë ditore, si pjesë të detyrueshme të edukimit primar dhe sekondar dhe në mënyrë të tillë që sporti e edukimi fizik në shkollë dhe në të gjitha institucionet e tjera edukative të luajë një rol integral në rutinën e përditshme të fëmijëve dhe të rinisë.

1

Edukimi fizik, aktiviteti fizik dhe sporti mund të përmirësojnë shëndetin mendor, mirëqenien psikosociale dhe aftësitë duke përmirësuar vetëbesimin, vetëvlerësimin, vetëefikasitetin, duke ulur stresin, ankthin dhe depresionin, duke rritur funksionet njohëse dhe duke zhvilluar një gamë të gjerë të aftësive dhe të vetive, siç janë bashkëpunimi, komunikimi, lidershipi, disiplina, puna në grup, të cilat kontribuojnë për të arritur suksese nëpërmjet pjesëmarrjes, mësimit, si dhe në aspekte të tjera të jetës.

2

Edukimi fizik, aktiviteti fizik dhe sporti mund të mbështesin mirëqenien dhe mundësinë shoqërore nëpërmjet krijimit dhe fuqizimit të lidhjeve të komunitetit dhe marrëdhënieve me familjen, miqtë dhe shokët, duke krijuar një ndjesi të përkatësisë dhe të pranueshmërisë, duke zhvilluar qëndrime dhe sjellje pozitive dhe duke sjellë njerëz nga mjedise kulturore, shoqërore dhe ekonomike të ndryshme, së bashku në kërkim të qëllimeve dhe interesave të përbashkëta.

Senior Man Doing Press Ups In Gym

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top