Me shumicën prej nesh të vetëizoluar ose të detyruar të karantinohemi, të moshuarit rrezikojnë të vuajnë shumë, jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga izolimi, i cili i bën ata edhe më të prekshëm. Ndoshta jeni të shqetësuar për të moshuarit e familjes tuaj dhe po pyesni veten se si t’i ndihmoni të përballojnë këtë moment vërtet të papritur, në të cilin mund të ndjehen të trembur apo të frikësuar.
Për të ndihmuar të moshuarit tanë, pavarësisht nëse janë afër apo jo me ne, këtu janë disa këshilla të dobishme që mund t’i qetësojnë sado pak ata.
Ndihmojini të komunikojnë me mjetet moderne
Një mënyrë e shpejtë për të zbutur vetminë dhe t’i mbajmë aktivë të moshuarit, është t’u sigurojmë atyre praninë e një mjeti teknologjik për të qëndruar në internet, përmes skype-it apo FaceTime. Gjithashtu është e rëndësishme t’i lidhni me ndonjë forum apo faqe shëndetësore për t’iu ardhur në ndihmë pyetjeve shqetësuese që mund të kenë.
Bisedoni rregullisht
Jepuni të dashurve tuaj kohën e çmuar duke ndarë një bisedë apo videotelefonatë në orare të caktuara. Kjo di t’i ndihmojë ata ta kalojnë me kuptim kohën. Dhe akoma më mirë nëse në këto biseda përfshihen dhe nipërit dhe mbesat.
Sigurojini ilaçet që u nevojiten
Një praktikë tejet e rëndësishmë në kohën e pandemisë, ku prindërit duhet të jenë të qetë se i kanë të gjitha barnat që u nevojiten në shtëpi.
Krijojuni llogari online për përdorim praktik
Në mënyrë që të mos jenë në gjendje të marrin shërbime të tjera, krijojuni mundësinë e një llogarie onlinë për të blerë çka i nevojitet ose përdoreni ju në mënyrë që t’u sigurohet e t’i shkojë në kohë porosia.
Përgatiti shportën e ndihmës së parë, dorëzojani duke evituar kontaktin
Duke qenë se të moshuarit janë pjesa më vulnerabël sa i takon prekjes nga virusi, është e mira të ruhen distancat. Kjo nuk do të thotë që të mos mendoni për ta. Mund të përgatisni një shportë me gjërat më të domosdoshme, dhe t’ia lini pas derës. Gjithashtu do t’i gëzojë shumë.
Bëni gjeste mirësie
Veprime të thjeshta mirësjelljeje mund të bëjnë dieferencën. Mund të kujdeseni për mjedisin e jashtëm të tyre, një dorë pastrimi, apo të kujdeseni për kopshtin që e kanë me merak.
Dëgjojini
Historia ka treguar shumë situata të vështira njerëzore, dhe prindërit tuaj të moshuar e kanë provuar ndonjëherën. është një epokë ku mund të ndash të shkuarën e tyre me situatat e vështira ku janë përballur. Atëherë, mësoni diçka më shumë nga të dashurit tuaj, dhe aftësia e tyre nuk do t’ju zhgënjejë. është edhe një mënyrë shumë e mirë për t’iu dhënë atyre besim në faktin që edhe kjo situatë do kalojë.
Jini krijues
Edhe pse videotelefonatat janë të domosdoshme, është gjithmonë bukur të kesh dikë pranë fizikisht. Nëse jetoni pranë, mund t’i bëni shoqëri qoftë edhe nga jashtë dritares dhe të flisni në telefon. Edhe kjo mund t’i bëjë të ndjehen më pak të vetmuar.
Bëni që të mos jenë të stresuar
Rrjetet sociale dhe mijëra burime informative kontrastuese, mund t’i bëjnë të ndjehen të stresuar dhe konfuzë. Provoni t’i inkurajoni të dashurit tuaj duke u thënë të dëgjojnë apo të shohin gjëra më pak serioze, që në këto momente nuk mungojnë.
Kujtojini në lutjet tuaja
Bëni që ata të jenë pjesë e lutjeve tuaja, dhe pse jo të luteni së bashku teksa ndani një videomesazh në takimet tuaja online. Do t’ua mbushë zemrat.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi aleteia.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.