Këshilla & Arsye

June 6, 2017 | 9:42

10 mënyra për të përballuar ditën pa duhan


Ju mendoni se duhani ju ndihmon në momentet kur emocionet tuaja janë të papërballueshme, por pavarësisht kësaj, pirja e duhanit nuk është ndihmë. Sipas specialistëve, ju ndoshta ndjeheni më mirë, pasi ky veprim thjesht largon kohën që ju do të përballeni me emocionet tuaja. “Në të vërtetë pirja e duhanit nuk ka të bëjë shume me të ndjerin mirë”, – thonë specialistët. Më poshtë po ju rendisim disa mënyra të thjeshta, që mund t’ju ndihmojnë për të qëndruar pa pirë duhan.

1. Bëni një pushim

Një pushim i shkurtër nga një situatë e vështirë apo shqetësuese mund t’ju ndihmojë të mendoni më qartë dhe të merrni një vendim të drejtë.

2. Shprehu

I telefononi ose shkruani një SMS një miku, në mënyrë që të bisedoni me të lidhje me çka ju shqetëson.

3. Merru me diçka tjetër

Bëj një shëtitje, luaj ose lexo diçka.

4. Vini trupin në lëvizje

Nëse nuk jeni në humor, bëni një shëtitje ose vrap të lehtë.


5. Praktiko si do të përballosh situata të vështira

Nëse kur ke përballë emocione të pakëndshme, ti u shmangesh atyre dhe pretendon se ato nuk ekzistojnë, atëherë ky mund të jetë momenti që të përpiqesh për t’i shprehur to. Kur ne mohojmë ndjenjat, ato mblidhen derisa mund të shpërthejnë për arsyen më të vogël. Kjo mund të jetë veçanërisht e ndërlikuar kur ju duhet të përballeni me dikë që ju ka lënduar ose ofenduar. Ndonjëherë të bisedosh për çka ju shqetëson në ambient neutral mund t’u ndihmojë.

6. Bëni një listë dhe përcaktoni objektiva

Ndajini detyrat e mëdha në hapa të vogla. Pastaj me plotësimin e çdo hapi, ju do të shihni progresin tuaj.

7. Mos lejoni që mendimet negative t’ju drejtojnë

Nëse ju ndjeheni i mërzitur për veten apo jetën, bëni një listë të gjërave për të cilat ju jeni mirënjohës.


8. Bëni një pushim

Në vend që të kërkoni përsosmërinë totale prej vetes, do të jetë më mirë ta lejoni veten që të lumturoheni duke bërë një punë mjaft të mirë. Përpiquni të bëni më të mirën tuaj, pa pasur nevojë të jetë e përkryer.

9. Bëni ushtrime, hani rregullisht dhe flini shumë

Të qenët i/e dobët fizikisht mund t’jua bëjë shumë më të vështirë të përballoni një ditë me humor të keq. Kujdesuni për veten.

10. Kur ndiheni shumë të mërzitur, përdorni metodën Stop – Mendo – Merr Frymë

Stop për një minutë dhe mendo për gjithçka. Ndonjëherë gjëra që vërtetë nuk kanë rëndësi mund t’ju nevrikosin në këtë moment. Numëroni deri në 10, merr frymë thellë dhe përqendrohuni në qetësimin tuaj.

Përdorni këshillat e kësaj liste për t’ju ndihmuar të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ju. Këto mund të jenë të pakëndshme në fillim, por në praktikë ju mund të mësoni se si të përballoni emocionet pa duhan./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top