Mjaftojnë vetëm 10 minuta aktivitet fizik në ditë për të përmirësuar kujtesën dhe për të stimuluar trurin, pavarësisht nga aktiviteti që zgjidhni të kryeni. Ky është konkluzioni sipas një studimi të kryer nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti i Kalifornisë në Irvine dhe Universitetin japonez të Tsukuba.
Lidhja me sportin
Studiuesit analizuan 20 të rinj, të cilëve iu kërkua të praktikojnë 10 minuta stërvitje të moderuar. Pas kryerjes së sportit, vullnetarët iu nënshtruan një prove për të matur kapacitetin e tyre të kujtesës, që tregoi një përmirësim të dukshëm. Më pas, studiuesit i kërkuan një grupi tjetër prej 16 personash për të praktikuar 10 minutat e aktivitetit fizik të kryer nga grupi i parë. Me anë të një pajisjeje ata vëzhguan trurin para dhe pas ushtrimit dhe gjetën përmirësim të “cortecia”, e cila është përgjegjëse për rikthimin dhe dallimin e kujtimeve, të rëndësishme për formimin e kujtesës.
Më pak rreziqe për çrregullimet mendore
Michel Yassa, një profesor në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, shpjegoi se hipokampusi është një zonë e rëndësishme për formimin e kujtimeve të reja dhe një nga të parët që përkeqësohet me moshën, veçanërisht në rastin e Alzheimer. Prandaj, përmirësimi i funksionalitetit të hipokampusit është një mënyrë për të rritur kujtesën çdo ditë. Një zbulim themelor gjithashtu për të parandaluar çrregullimet mendore tek të moshuarit. Qëllimi momental është identifikimi i sa shumë ushtrimeve që janë më të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit mendor.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.