Ditët shpesh mund të jenë të rënda për shkak të angazhimeve të shumta. Por ajo gjendje që nuk jep më energji mund të luftohet me zgjedhje adekuate dhe mënyra të jetesës edhe përmes të ushqyerit. Ja 10 mjetet natyrore për të luftuar lodhjen mendore që shpesh shfaqet me ndryshimet e stinës dhe në përgjithësi në situata të larta stresuese.
Pushimi: pushimi gjatë natës është antidot natyral kundër lodhjes mendore. Nga 7 deri në 8 orë pushim të vazhdueshëm natën zgjidhin gjithçka.
Dieta: shmangni ushqimet shumë kalorike para se të flini, përfshirë alkoolin, kafenë dhe pijet me sheqer, duke qëndruar larg tyre.
Aktiviteti fizik: 30 minuta në ditë, aktivitet të lehtë fizik ju ndihmon të zvogëloni nivelet e stresit të cilat më pas çojnë në ndjenjën e rraskapitur në fund të ditës.
Mbani trupin të hidratuar mirë: pirja gjithë ditës është e mirë për trupin dhe pastron nga toksinat. Në këtë mënyrë mbani larg ndjenjën e bezdisshme të rraskapitjes.
Gjithmonë hani vakte të rregullta: rregulli i artë është 5 vakte në ditë. Dy vaktet kryesore, dreka dhe darka pa e ekzagjeruar. Mëngjesi, mesvakte të lehtë dhe me shumë fibra. Nga ana tjetër, të hash një herë ose vetëm dy herë në ditë është e gabuar.
Çfarë mund të bëhet më shumë?
Jepini vetes pushime: pushimi nga puna dhe angazhimet e përditshme është shumë i rëndësishëm. Fazat e shkëputjes lejojnë, të rimarrim efikasitetin dhe nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit.
Masazhet rigjeneruese: masazhet e lodhjes dhe stresit në pjesë të trupit si qafa, shpina dhe këmbët për shumë përfaqësojnë një ilaç të vërtetë.
Gjumi i pasdites: pasdite, pasi të keni ngrënë drekë, një orë gjumë largon stresin dhe lodhjen. Koha më e mirë për të pushuar dhe për t’u larguar nga burimet e zhurmës.
Shtesa ushqimore: suplementet bimore janë një ilaç natyral i shkëlqyeshëm për lodhjen. Për shembull xhensen.
Shtesa multivitaminash: në treg ka suplemente të bazuara në vitamina dhe kripëra minerale që mund të na japin një ndihmë për të përballuar ditën. Sidoqoftë, para se t’i merrni, këshillohet të lexoni me kujdes broshurën e paketës.
Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.