Mirëqenie

September 18, 2019 | 9:20

10 përdorimet alternative të Listerinës që askush nuk i njeh

Ne të gjithë e njohim atë dhe shumica e përdorin për higjienën e dhëmbëve dhe për të mbajtur të freskët frymën. Por janë të paktë ata që i dinë 10 përdorimet alternative të Listerinës.

10 përdorimet alternative të Listerine, gati për t’i zbuluar të gjitha?

Fillimisht Listerina u formulua si dezinfektues për operacionet kirurgjikale. Ishte viti 1879 dhe Dr. Joseph Lawrence, me kolegun e tij Jordan Wheat Lambert, zhvilluan këtë përzierje të përbërë nga vajra esencial të mentolit, thymolit dhe eukaliptolit, nga metil salicilati dhe etanoli. Prandaj u përdor si një antiseptik dhe pastrues për mjediset. Nëse mendojmë për formulën e saj të përbërjes, kjo nuk duhet të na befasojë.

Përveç kujdesit për higjienën e dhëmbëve dhe gojës, Listerina mund të përdoret në këtë mënyrë:

  1. Zhduk kërpudhat e këmbës

Kërpudhat që formohen në këmbë, janë pasojë e lëkurës së vdekur dhe salicilati që përmbahet në Listerine, ndihmon që lëkura e vdekur të dalë. Një larje e  këmbëve me të është zgjidhja ideale për të hequr qafe kërpudhat. Si të veproni? Në një legen derdhni ujë të ngrohtë dhe pak Listerine. Mbani këmbët tuaja të zhytura për rreth njëzet minuta. Përsëriteni trajtimin për disa ditë.

  1. Për pastrimin e tualeteve

Hidhni pak Listerinë në tualetit dhe lëreni mbyllur për disa minuta. Pastaj shpëlani papastërtitë. Përdorimi i larësit të gojës është gjithashtu i dobishëm për eliminimin e aromave të pakëndshme.

  1. Për pickimet e insekteve

Larësi i gojës është jashtëzakonisht i efektshëm për lehtësimin e kafshimeve të insekteve. Derdhni pak Listerinë në një copë pambuku ose në një garzë të vogël dhe aplikojeni në vendin ku jeni pickuar.

  1. Si deodorant

Vendosni pak Listerinë nën sqetull, eliminon aromat e pakëndshme dhe pengon formimin e tyre. Nëse keni harruar të blini deodorant, kjo është një alternative efektive!

  1. Lufton zbokthin

Për të luftuar këtë lloj problemi, masazhoni kokën me Listerinë, më pas shpëlajeni. Përsëriteni procesin të paktën dy herë në javë dhe zbokthi do të zhduket.

  1. Pastron fytyrën

Falë vetive të tij të jashtëzakonshme antiseptike, Listerina është efektive për luftimin e problemeve të ndryshme të lëkurës.

  1. Pastroni furçat e dhëmbëve

Furça e dhëmbëve duhet të pastrohet rregullisht. Listerina e bën shumë mirë këtë punë.

  1. Për të pastruar ekranet

Listerina është e përshtatshme për pastrimin e ekranit të tabletave dhe telefonave celular. Provojeni!

  1. Largon aromat e pakëndshme

Listerina eliminon aromat e këqija dhe parandalon formimin e tyre. Derdhni disa pika në një copë dhe vendoseni në fund të koshit.

  1. Kundër morrave

Një përzierje e Listerinës dhe uthullës në pjesë të barabarta do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemin. Derdhni përzierjen në një shishe llaku dhe spërkateni atë në flokë. Masazhojeni mirë dhe gjatë, pastaj mbulojeni me një peshqir dhe lërini flokët të thahen vetë.

 

 

Burimi / https://newsvarie.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top