Marrëdhënie

August 6, 2018 | 8:05

10 pyetjet që çdo çift duhet t’ia bëjë vetes para se të fillojë një lidhje serioze

Nuk tingëllon si aktiviteti më romantik. Por çdo çift duhet të nxjerrë një stilolaps dhe t’iu përgjigjet dhjetë pyetjeve më kritike para se të fillojë një marrëdhënie serioze.

Pyetjet, të hartuara nga një panel ekspertësh për divorc, përfshijnë aspekte të tilla, nëse çiftet kanë një ‘bazë të fortë’ të miqësisë dhe deri nëse në fund të fundit dëshirojnë të njëjtat gjëra në jetë.

Ja cilat janë 10 pyetjet, të cilave u duhet dhënë një përgjigje para se të ndërmerrni hapin e madh:

  1. A përshtatemi me njëri-tjetrin?
  2. A kemi një bazë të fortë miqësie?
  3. A shohim më të mirën te njëri-tjetri?
  4. A janë pritjet tona realiste?
  5. A duam të njëjtat gjëra në marrëdhënien tonë dhe jashtë jetës?
  6. A mund të ngremë probleme me njëri-tjetrin?
  7. A e mbajmë marrëdhënien tonë gjallë?
  8. A jemi të dy të angazhuar për të punuar në kohë të vështira?
  9. A do ta përkrahnim njëri- tjetrin për të kaluar situatat stresuese?
  10. A kemi secili prej nesh përkrahës të tjerë rreth nesh?

Ajo që vihet re është se shumica e këtyre pyetjeve duket se e kanë përgjigjen e thjeshtë si “po” ose “jo”, por faktikisht qëllimi i tyre është ta fillojnë një bisedë të thellë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top