Sipas një studimi të kohëve të fundit, njerëzit marrin mesatarisht një kilogram gjatë festave. Këtu janë sjelljet që duhet t’i përvetësoni për ta shmangur këtë gjë:

- Rregullsia

Ndiqni rutinën e vakteve: provoni të hani në të njëjtën orë çdo ditë.
- Yndyra

Reduktimi i ushqimeve që janë të larta në yndyrna të ngopura.
- Ecni

Në ditët e festës më shumë se kurrë, përpiquni të bëni rreth 10,000 hapa në ditë.
- Mesvakte

Përgatitni një mesvakt të shëndetshëm: zgjidhni fruta të freskëta ose kos.
- Etiketa

Mësoni të lexoni etiketat e ushqimeve dhe kushtojini vëmendje asaj që është shkruar. Mos u mashtroni nga produkte të lehta, kontrolloni yndyrnat dhe sheqernat.
- Racioni

Kujdes ndaj racioneve: mos e teproni me ushqimin në pjatë (përveç perimeve).
- Ngrihuni

Çdo orë ngrihuni dhe qëndroni në këmbë për 10 minuta.
- Pije

Pini shumë ujë, mos shtoni sheqer në çaj dhe kafe, kufizoni pijet me sheqer, ndiqni udhëzimet mbi konsumimin e alkoolit: një gotë alkool për gratë, dy për burra.
- Përqendrohuni gjatë ngrënies

Përqendrohuni në ushqim. Uleni shpejtësinë. Mos hani në rrugë ose kur shikoni televizor.
- Frutat dhe perimet

Mos harroni “pesë çdo ditë”, natyrisht fruta dhe perime të sezonit.
Burimi / www.ok-salute.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

