Germain Duclos, në librin e tij “Vetërespekti, një shpëtim!”, shpjegon për prindërit se si të ndihmojnë fëmijët e tyre që të arrijnë rezultate të mira në shkollë, në sport dhe në jetë…
Këtu janë disa ide të marra nga libri i tij.
1) Mësoni fëmijët të kenë fuqi për të vepruar
Shpjegojini fëmijës suaj se rezultatet nuk janë magji, por ka një lidhje logjike midis mënyrës se si ai sillet dhe rezultatit përfundimtar.
2) Ndihmojini që të përmirësojnë vëmendjen
Nëse fëmija juaj nuk jep rezultate të mira në shkollë, ndoshta nuk është i vëmendshëm. Bisedoni me të dhe vendosni strategji për ta kapërcyer këtë vështirësi.
3) Motivojeni
Fëmija duhet të gjejë brenda vetes kënaqësinë që t’i bëjë mirë gjërat dhe të ketë sukses.
4) Gjeni mënyrën e tij të studimit
Gjeni mënyrën më të përshtatshme të studimit sipas karakterit të tij, për llojin e tij të inteligjencës.
5) Pavarësia dhe përgjegjësia
Pavarësia është thelbësore në zhvillimin e fëmijës. Të qenit shumë protektiv kundrejt tij, e bën fëmijën të varur, të paaftë për t’ia dalë mbanë vetë dhe të papërgjegjshëm.
6) Jepini përgjegjësi
Duke i dhënë përgjegjësi, i dëshmoni fëmijës se i ka të gjitha aftësitë për të përparuar.
7) Dashuria nuk duhet të jetë e pakushtëzuar
Shpesh prindërit, tejet të përkushtuar ndaj fëmijëve, u japin atyre dashuri pa kushte. Kjo lloj sjellje, në një farë pike, i dëmton ata. Ndaj lërini fëmijët të provojnë, të gabojnë, të mësojnë, gjithnjë duke ju pasur juve në krah dhe duke e ditur se jeni pranë tyre për t’i mbështetur në çdo rrethanë.
8) Jini mbështetës, pas dështimit
Kujtojini se jo në çdo gjë që ka bërë ka dështuar. Jeta e tij ka qenë e mbushur edhe me suksese.
9) Mos minimizoni vështirësitë
Fëmijët duhet të jenë të vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat do të përballet në jetë, ndaj lëreni të gjejë vetë mënyrat për t’u përballur me to dhe të përmirësojë veten.
10) Performanca në shkollë nuk është gjithçka
Mos harroni se performanca e mirë në shkollë është vetëm një aspekt i zhvillimit. Një person mund të bëhet i mirë në jetë, pavarësisht rezultateve jo të kënaqshme në shkollë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.