E keni menduar ndonjëherë si është mënyra e të edukuarit apo rritur të një princi? Në lidhje me këtë fakt, Kate Middleton, ka dërguar një letër autorit të librit “The modern mother’s handbook: how to raise a happy, healthy, smart, disciplined and interesting child, starting from birth”, duke i shprehur pëlqimet e saj në lidhje me përmbajtjen.
Sipas dukeshës së Kembrixh, rregullat më të mira janë:
- Pranoni ndihmë, sidomos gjatë javëve të para pas lindjes. Edhe Kate e ka bërë këtë. Menjëherë sapo ka dalë nga spitali është drejtuar për në shtëpinë e nënës së saj në Bucklebury ku ka qëndruar disa javë pas lindjes.
- Ruani qetësinë gjatë zemërimeve të çastit. Gjatë një ceremonie mbretërore princi George shpërtheu në një zemërim të shoqëruar me britma dhe Kate ka ndërhyrë menjëherë duke ruajtur qetësinë dhe duke folur me një zë të bindur njëkohësisht, ndërsa sytë e të gjithë botës ishin mbi ta.
- Qeshni shpesh bashkë me fëmijën. Si edukohet mbreti i ardhshëm? Shpesh herë Kate qesh me të madhe bashkë me fëmijët e saj ndërsa ata bëjnë ndonjë “prapësi”.
- I lejoni ata të jenë të pavarur, duke i lënë ata të zbulojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga gabimet e tyre. I jepni atyre një shembull të mirë dhe më pas sprapsuni. Edhe Kate e ka bërë këtë gjatë një feste fëmijësh në Victoria, BC. Ajo e çoi princeshën Charlotte tek të gjitha kafshët dhe lodrat për t’i parë, më pas e uli nga krahët dhe bëri një hap mbrapa ndërsa ajo luante me tullumbacet.
- Është në rregull të jenë egoist. Përse të mos e kërkojë serish lodrën që i përket?
- Dëgjoni muzikë me fëmijët. Kensington është një pallat që “gumëzhin” nga muzika. Kate rekomandon të këndoni dhe të kërceni shpesh me fëmijët tuaj. Përse të mos i mësoni fëmijës tuaj një instrument.
- I inkurajoni ata të zbulojnë talentet e tyre. Kate e inkurajon George të dojë motorrat (edhe pse i ka frikë), aeroplanët si edhe helikopterët. Charlotta e vogël është bërë që tani një adhuruese kuajsh edhe pse Kate nuk e ka një preferencë të tillë.
- Mos i forconi fëmijët të bëjnë diçka që nuk duan. Kjo gjë nuk është aspak produktive për të.
- I mësoni të jenë mirënjohës që në moshë të vogël. Gjatë vizitës së Michelle dhe Barack Obama në Kensington palace në prill të vitit 2016, Kate u sigurua që i pranishëm të ishte edhe George, i cili falenderoi çiftin presidencial për dhuratën që i bënë (një kalë druri), duke u hedhur mbi të i lumtur.
- I vishni fëmijët në mënyrën e duhur. Gjithmonë të pastër, të hekurosur dhe sipas rastit./Pernenat
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.