Amber DeAnn Rojas, nënë e 5 fëmijëve nga Teksasi, e ndiente që pas lindjes së katër fëmijëve (dy prej tyre binjakë) se shtatzënia e fundit nuk ishte e njëjtë me të parat, dhe kishte të drejtë. Menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së pestë, ajo zbuloi se vajza kishte sindromën down.
“Nuk e di si dhe kur, por gjithmonë i thosha bashkëshortit që ky fëmijë do të jetë ndryshe. Shtatzënia ishte normale, megjithatë e dija që diçka ndryshonte. Gjëja tjetër që di është, vogëlushja ime është në krahët e mi dhe ndjeva shumë emocione. Sapo e pashë vërejta që kishte sindromën down. E pashë në fytyrë dhe mendova: Foshnja ime ka sindromën down. Në atë moment, harrova që nuk ia dija ende gjininë foshnjës. Pashë poshtë dhe për çudinë time, ishte vajzë! Isha aq e lumtur sa e harrova fare sindromën. Isha shumë e lumtur që linda një tjetër vajzë!”
Pas i bënë disa kontrolle të porsalindurës, mjekët i shpjeguan prindërve se vajza e tyre Amadeus kishte disa shenja të sindromës down. Edhe pse Amber thotë se nuk dinte shumë rreth kësaj gjendje shëndetësore, nuk ishte shqetësuar edhe aq shumë nga lajmi.
“Nuk na intereson që ka sindromën down sepse jemi të gjithë të fiksuar pas saj…ajo është si të gjithë fëmijët e tjerë që kemi. Ka nevojë për qumësht. Qan kur është bërë pis ose nuk ndihet mirë. Qesh kur na sheh, prandaj e duam pa masë. Amadeus na ka afruar me njëri-tjetrin. Po mësojmë të gjithë së bashku për një komunitet që nuk e njihnim më parë. Nuk e shohim si diagnozë, e shohim si vajzën tonë.”
Deri tani Amber po e shijon lidhjen me vajzën. Edhe pse Amadeus duhet t’i nënshtrohet një operacioni në zemër për një defekt që shumë fëmijë me sindromën down lindin me të, familja Rojas shpreson që vajza të shërohet shumë shpejt.
Burimi / www.popsugar.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.