Pakënaqësia është një pjesë normale e jetës. Por kur ju kaploheni nga një trishtim i pandërprerë ose pa shpresë që ju pengon të bëni gjërat tuaja të zakonshme, është koha t’i kushtoni vëmendje: është shenjë dalluese e depresionit klinik.
Nëse keni katër ose më shumë nga shenjat e mëposhtme çdo ditë për dy javë është koha për të bërë një kotroll tek mjeku.
- Ju hani më shumë (ose më pak) se zakonisht
- Flini shumë ose shumë pak
- Gjërat e vogla ju shqetësojnë
- Ju nuk mund të përqendroheni ose të fokusoheni
- Ju nuk i shijoni më gjërat që ju kanë bërë të lumtur më parë
- Ndjeheni vetëm dhe të pa vlerë
- Keni mendime të vazhdueshme rreth vdekjes
- Jeni në panik dhe i shqetësuar
- Ndiheni të lodhur
- Keni dhimbje të pashpjegueshme
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.