Mirëqenie

December 5, 2016 | 11:03

10 strategjitë efektive për të ulur ankthin

Kini parasysh se ankthi dhe stresi janë procese përshtatshmërie dhe për këtë arsye në vetvete nuk janë negative, por të domosdoshme dhe funksionale. Megjithatë, kur teprohen, mund të jenë joproduktive, dhe madje mund të prodhojnë një gjendje të sëmurë tek individi, duke u shndërruar në një problem të mirëfilltë psikologjik

1

Strategjitë që ju propozojmë më poshtë nuk janë teknika të mrekullueshme, por mund të jenë shumë të dobishme, dhe sigurisht, janë të bazuara e përdorur shpesh në praktikën e psikologjisë klinike.

1.Kontrolloni dialogun tuaj të brendshëm

Para se të ekspozoheni ndaj situatave që shkaktojnë stres, është e rëndësishme të dëgjojmë atë që i themi vetes. Duhet të mësojmë si të mbajmë mendjen me mendime pozitive rreth njohurive tona dhe vetë-efikasitetit, në vend që ta mbushim me mendime negative.

2.Mësoni të pranoni emocionet tuaja

Kur ndalojmë së përpjekuri për t’i reduktuar, më tej ato reduktohen, kur ne përpiqemi për t’i promovuar, ato fitojnë mbi ne.

3.Mos u mundoni t’i shmangni

Filloni të shihni problemet apo vështirësitë si sfida me të cilat ju mund të mësoheni.

4.Mësoni se si të merrni frymë

Kur jeni në ankth, përpiquni të merrni frymë me diafragmë, duke sheshuar barkun. Mbani një normë të ngadalshme të frymëmarrjes.

5.Buzëqeshni

Kur buzëqeshim, i dërgojmë sinjale trurit kundër frikës dhe stresit. Nëse nuk doni të buzëqeshni, mbani një qëndrim të qetë.

6.Vëzhgoni gjuhën e trupit

Mos harroni se trupi pasqyron mënyrën se si ne mendojmë, kështu që gjuha e trupit tonë ka një ndikim në mënyrën se si ndihemi. Nervat dhe ankthi gjithmonë duhet të menaxhohen në nivelin fizik edhe psikologjik.

7.Pini një gotë ujë kur jeni nervoz

Kur pimë një gotë ujë kemi zgjim fiziologjik të prodhuar nga frika dhe ankthi. Ky akt i thjeshtë rrit simptomat tona dhe ndjenjat fizike.

8.Praktikohuni

Sporti në përgjithësi na ndihmon edhe për të zbutur simptomat e stresit dhe na jep më shumë energji për të përballuar situatat më të komplikuara apo të vështira.

9.Meditoni

Një ushtrim në vetëm 10 minuta në ditë mund t’ju sjellë shumë përfitime.

10.Mësoni çfarë ju qetëson

Çdo person duhet të njohë veten dhe të dijë se çfarë lloj aktivitetesh mund të kryejë kur dëshiron të relaksohet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top