Mirëqenie

August 16, 2016 | 9:11

10 urdhëresa për një dietë të suksesshme

Keni dëshirë të hiqni disa kilogramë? Ndiqni këto këshilla dhe çdo dietë që do të ndërmerrni, do të japë rezultatet e dëshiruara.

Mos hiqni dorë nga mëngjesi!

Studimet kanë treguar se femrat, të cilat hanë mëngjes, gjatë ditës ushqehen me 100 kalori më pak.

Proteinat zgjedhja e parë!

Proteinat duhet të jenë zgjedhja e parë në përbërjen e çdo lloj vakti. Kanë rol të rëndësishëm në rregullimin e oreksit. Më saktë, për të njëjtën sasi kalorish, ndjesia e urisë shfaqet më shpejt pas një vakti të mbushur me karbohidrate në krahasim me një të mbushur me proteina.

Mos hiqni dorë nga çokollatat!

Mund ta “gënjeni” nepsin me gjëra të vogla, por do akumuloni kalori më tepër. Kushti është që të zgjidhni çokollatën e zezë dhe të mos konsumoni më shumë se katër kuadrate në ditë.

Mësoni të ndalni veten!

Kur keni ngrënë mjaftueshëm, stomaku i nis trurit disa sinjale (një ndjesi relaksi, e cila instalohet në pjesën e sipërme të tij), duke i thënë “jam i lumtur”. Ky është momenti kur duhet të ngriheni nga tryeza dhe të pini një gotë të madhe me ujë, për t’i dhënë fund vaktit.

Mos e ndëshkoni veten!

Suksesi i një diete varet në masën 90% nga gjendja juaj shpirtërore. Mos hiqni dorë nga trajtimet kozmetike ose masazhet dhe, në asnjë mënyrë, mos provoni ta “fshihni” peshën nën rroba të gjëra. Nuk do bëni gjë tjetër veçse do të ndiheni e shëndoshur dhe e dëshpëruar.

Kujdes me lëngjet!

Një koktej frutash ose çokollatë me qumësht nuk e shuajnë urinë, por, nga ana tjetër, forma e trupit tuaj do të ndjejë efektet. Rrini larg pijeve të ëmbla. Provojini herë pas here sa për të hequr nepsin, por në asnjë mënyrë për të zëvendësuar ujin.

Shtoni sasinë e kalciumit!

Studimet tregojnë se kalciumi stimulon metabolizmin, duke lehtësuar djegien e yndyrave. Kalciumi gjendet te djathi, qumështi, kosi, por ato duhen konsumuar me përqindje të vogël yndyre, pasi në këtë mënyrë “përpihet” më lehtë nga trupi krahasuar me sasinë e kalciumit që mund të merret nga plotësues të tjerë ushqimorë.

Jepini rëndësi gjumit!

Studiuesit kanë zbuluar se mungesa e gjumit prodhon prishjen e balancës hormonale, e cila stimulon oreksin.

Mos u gënjeni me produkte dietike!

Do të ndiheni sikur është e lejueshme të konsumoni dyfishin e sasisë së atij produkti. Por sekreti i një diete të suksesshme është pikërisht te kontrolli i sasisë.

Ruani qetësinë!

Nëse e keni zakon të ushqeheni nën stimulin emocional, është mirë që në fund të ditës të bëni një përmbledhje të ngjarjeve dhe të rivlerësoni cilat kanë qenë veprimet tuaja karshi çasteve të tensionuara. Në këtë mënyrë do të ndiheni e përgatitur t’u jepni përgjigjen e duhur, pa pasur nevojë të gjeni “shpëtim” te qesja me patatina.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top