Më në fund, vera ka trokitur dhe ju mund t’i thoni lamtumirë veshjeve të trasha. Megjithatë rritja e temperaturave, ka efekte të padëshirueshme veçanërisht tek gratë, të tilla si fryrja dhe mbajtja e ujit në trup. Si t’i luftojmë ato? Përveç rritjes së lëvizjes, ju sugjerojmë të provoni këto 10 ushqime anti-celulit:
Banane: Ky frut është një burim i madh energjie dhe përmban zink, një mineral natyral që ndihmon në përmirësimin e lëkurës.
Panxhar: Janë detoksifikues të shkëlqyer natyrorë, veçanërisht nëse ju merrni ekstraktin e tyre. Brenda panxharit është likopeni, një hidrokarbur që redukton mbajtjen e ujit.
Angjinare: Ato kanë një veprim të fortë diuretik, thelbësor për të eliminuar lëngjet e tepërta në trup.
Lakra e zezë: Mineralet, vitamina C dhe antioksidantët kryejnë një veprim mbrojtës në të gjitha indet e lëkurës, për trajtimin dhe mbajtjen e tyre në një gjendje optimale.
Drithërat integrale: Duke qenë karbohidrate që treten ngadalë, ato janë aleatë të shkëlqyeshëm për humbje peshe. Ato gjithashtu përmbajnë antioksidantë dhe fibra, të cilët largojnë fryrjen dhe eliminojnë toksinat.
Limoni: Kjo agrume është e pasur me vitaminë C, e cila rregullon qarkullimin e gjakut dhe neutralizon fryrjen.
Patëllxhanët: Janë gjithashtu të pasur me kalium, thelbësor për asgjësimin e toksinave.
Rrepkë: Kombinimi i fibrave, ujit dhe vitaminës C është efektiv në largimin e ujit.
Salmon: Falë sasisë së konsiderueshme të Omega-3, salmoni është një anti-inflamator i shkëlqyer për çdo pjesë të trupit (dhe, për rrjedhojë, edhe për këmbët e prekura nga celuliti).
Selino: Ajo ka një veprim shumë të çmuar detoksifikues që ndihmon në eliminimin e toksinave falë shtimit të kaliumit.
Burimi / loves.cucchiaio.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.