Këshilla & Arsye

March 14, 2020 | 8:16

10 ushqimet më të mira për mushkëritë

Mushkëritë janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe delikate. Ato na ndihmojnë të marrim frymë duke na mbajtur gjallë dhe në të njëjtën kohë ato furnizojnë me oksigjen trurin dhe organe të tjera, duke ndihmuar gjithashtu në asgjësimin e ndotësve.

Kujdesi për to është shumë i rëndësishëm dhe për ta bërë këtë duhen shmangur disa zakone të gabuara dhe duhen zgjedhur ushqimet e duhura për mirëqenien e tyre. Zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të bëjë një ndryshim, duke ju dhënë forcë mushkërive dhe duke I ndihmuar në mbajtjen e tyre të shëndetshme.

Ushqime që janë të mira për mushkëritë

Të ushqyerit është një nga aspektet më të rëndësishme për jetën tonë dhe për mirëqenien në përgjithësi. Ajo na ndihmon të kemi fuqi dhe ofron një seri elementësh të domosdoshëm për të qenë në gjendje të jetojmë mirë.

Çdo ushqim ka veti specifike që mund të bëjnë ndryshime për organe të ndryshme. Sot do të zbulojmë ushqimet e duhura për mirëqenien e mushkërive.

Hudhër. E urryer nga shumë njerëz, hudhra është një mik i shkëlqyeshëm i mushkërive. Përveç që është një antibiotik natyral, ajo është në gjendje të parandalojë patologji të caktuara.

Qepë. E pasur me antioksidantë, qepa, veçanërisht nëse hahet e pagatuar, ndihmon në parandalimin e ftohjes, gripit dhe sëmundjeve të cilat, nëse zgjasin me kalimin e kohës, mund të çojnë në komplikime serioze për mushkëritë.

Domate. E pasur me likopen, domatja është një super ushqim, e njohur për faktin se është e pasur me antioksidantë që mund të kundërveprojnë me radikalët e lirë. Një tjetër burim i rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. E shkëlqyeshme për t’u konsumuar si lëng ose sallatë.

Lakër. Është një ushqim i pasur me glukozinolate, i shkëlqyeshëm për të ndihmuar trupin të largojë disa substanca toksike. Gjithashtu e pasur me antioksidantë, ajo sjell përfitime të ndryshme për mushkëritë, duke kontribuar në një veprim mbrojtës. E përsosur për sallata.

Peshku blu. I pasur me Omega 3, peshku blu u jep mbështetje mushkërive falë pranisë së vitaminës D, që dihet se është mik i sistemit të frymëmarrjes.

Xhenxhefili. Anti-inflamator natyral, xhenxhefili u jep mbështetje qelizave të mushkërive, duke i mbrojtur ato nga patologji të ndryshme. Kontribuon gjithashtu në pastrimin e mushkërive dhe detoksifikimin e tyre nga substancat toksike.

Shafran i Indisë. I njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme, shafran i Indisë është një anti-inflamator natyral dhe është gjithashtu i pasur me antioksidantë. Nëse konsumohet së bashku me piperin (i cili rrit aftësinë e tij të përthithjes) dëshmon se është një aleat i vërtetë i mushkërive.

Manaferrat. Të pasura me resveratrol, manaferrat ndihmojnë në lehtësimin e stresit oksidativ i cili është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe patologjive të tjera që mund të përfshijnë mushkëritë. Konsumimi i tyre është një mënyrë e mirë për t’i mbajtur ato të shëndetshme.

Portokalli. Frutat e pasura me vitaminë C janë të shkëlqyera për shëndetin në përgjithësi, portokalli është në gjendje të furnizojë mushkëritë me ushqyesit e duhur, për të qëndruar të shëndetshëm. Ato janë gjithashtu të pasura me oksidues të cilët ndihmojnë në luftën kundër radikalëve të lirë.

Molla. E pasur me veti veçanërisht të dobishme për mushkëritë. Lëkura e saj ndihmon në mbrojtjen e mushkërive nga astma, tumoret dhe problemet në përgjithësi.

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top