Këshilla & Arsye

September 19, 2018 | 11:56

10 ushqimet që ‘djegin yndyrën’ dhe nxisin metabolizmin tuaj ndërsa ju punoni

Në sezone të caktuara janë të shumtë ata që bëjnë përpjekje pafund për t’u kthyer në formë, përmes dietave strikte apo stërvitjeve të shumta. Dhe ndërsa kjo funksionon për disa, të tjerët përpiqen të qëndrojnë në një rutinë të shëndetshme për shkak të angazhimeve në punës.

Pra, për të ndihmuar që gjërat të bëhen pak më të lehta, krijuesja e ‘123Diet’, Emma Taylor, ka ndarë 10 ushqimet më të mira që ndihmojnë për të rritur metabolizmin dhe ‘shkrirë dhjamin’ gjatë gjithë ditës.

  1. Çaji jeshil

Çaji jeshil për shekuj, ka qenë një përforcues i njohur metabolizmi në shumë kultura aziatike.

“Për shkak të shijes së tij të gjithanshme, çaji jeshil është i përsosur për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës dhe është një antioksidant i fuqishëm”, tha Emma.

“Përbërja e tij kimike, catechins, ka vlerat e djegies së dhjamit, të përmirësojë cilësinë e flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe të ulë shanset për zhvillimin e kancerit”.

  1. Selinoja

Një përfitim i madh për përfshirjen e perimeve në dietën tuaj është për shkak të kalorive të ulëta dhe përmbajtjes së lartë të fibrave.

“E përbërë kryesisht nga uji, selinoja është gjithashtu një burim i madh hidratimi, përveç të qenit i pasur me vitamina dhe minerale të rëndësishme si vitamina K dhe folati”, tha ajo.

  1. Proteinat e mishit të bard

Ushqimet e pasura me proteina dhe me yndyrë të ulët, si peshk i bardhë apo shpendë, marrin më shumë energji për t’u djegur dhe më pak kohë për t’u tretur në krahasim me karbohidratet dhe yndyrnat.

‘Rreth 70-140 gramë proteina në ditë i lejojnë trupit të djegë më shumë kalori në fazat e tretjes’, tha Emma.

“Proteinat e mishit të bardhë përmbajnë gjithashtu një sasi më të lartë të aminoacideve në krahasim me mishin e kuq dhe janë më të dobishme për rritjen dhe zhvillimin e muskujve”.

  1. Rrënja e luleradhiqes

Rrënja e luleradhiqes është një shtesë relativisht e re në botën e ushqimit të shëndetshëm.

“Rrënja e luleradhiqes shërben si një përforcues i mirë i metabolizmit, gjithashtu ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut, stimulon tretjen dhe vepron si një diuretik”, tha Emma.

  1. Speci djegës

Speci djegës është i njohur për goditjen e tij të zjarrtë dhe është konsideruar si një element kryesor në kulturat e shumta dhe dietat e tyre përkatëse.

“Komponenti kryesor i saj kimik, capsaicin, rrit lirimin e hormoneve të trupit, stimulon procesin e metabolizmit, rrit kalorinë e djegur kur konsumohet i gjallë dhe rrit zinxhirin e proteinave të muskujve”, tha Emma.

  1. Kafeja

‘Pirja e kafesë në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar ditën dhe nxitur metabolizmin’, tha Emma.

‘Kafeja e zezë ka pak kalori me shpenzon shumë energji, ajo ndihmon për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur tretjen e ushqimeve’.

  1. Grejpfrut

Fillimi i mëngjesit me grejpfrut është një mënyrë e shkëlqyeshme për të rritur metabolizmin dhe për të shpërndarë molekulat e yndyrës.

“Ndërsa mund të pihet ose të hahet, dy përfitime të mëdha të përfshirjes së grejpfrutit në rutinën tuaj të mëngjesit përfshijnë aftësinë për të parandaluar fryrjen dhe shtypjen e oreksit, duke ju mbajtur të ngopur gjatë gjithë ditës”, tha Emma.

  1. Wasabi

Përziejeni menynë tuaj me këtë erzë Japanese, wasabi, e cila ju bën të ndiheni të ngopur dhe ju ndihmon të humbni peshë.

“Jo vetëm që wasabi ju mban të ngopur për orë të tëra pasi keni ngrënë, por ajo gjithashtu është provuar për të rritur disponimin tuaj nëpërmjet lirimit të endorfinës” tha Emma.

  1. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një djegës i mahnitshëm dhe i gjithanshëm yndyror që është i dobishëm për humbjen e peshës.

“Një gllënjkë e përditshme e uthullës së mollës është në gjendje të rris normën metabolike të trupit tuaj, duke ju lejuar të digjni kalori në mënyrë efikase”, tha Emma.

  1. Çaj menteje

Karamelet mente prej kohësh janë përdorur në Azi si një përforcues metabolizmi dhe një qetësues stomaku.

Çaji i mentes jo vetëm që përmirëson tretjen, por gjithashtu duke ju bën të ndiheni të kënaqur dhe të ngopur pas një vakti. Ai gjithashtu mund të ketë vetitë e rritjes së energjisë pas konsumit”, tha ajo.

 

Burimi / dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top