Mirëqenie

June 29, 2019 | 8:04

10 ushqimet që ju mbajnë të ngopur dhe që kanë pak kalori

Kur ndjek një dietë të kontrolluar, duhet të tregohet kujdes për të asimiluar sasinë e duhur të kalorive; megjithatë, shpesh gjatë ditës ka momente urie, nëse nuk zgjidhni ushqimet e duhura. Sot ne ofrojmë një listë prej 10 ushqimesh, të cilat ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe kanë pak kalori, të cilat garantojnë një ushqim të shëndetshëm dhe të kënaqshëm.

Shalqi: shalqiri është një frut me një përmbajtje të lartë të ujit dhe kjo karakteristikë, e lidhur kaloritë e pakta, bën të mundur të ndjeheni të ngopur për disa orë.

Drithërat: shumë të pasura me fibra dhe proteina, rregullojnë kontrollin e oreksit dhe rrisin ndjenjën e ngopjes.

Mish i bardhë: zgjedhja për të konsumuar mish të bardhë pule dhe gjeldeti shumë i pasur me proteina plotëson nevojat për energji.

Manaferrat: ato janë mjaft të shijshme, përmbajnë pektin, një sheqer që ngadalëson zbrazjen e stomakut. Duke qenë frut duhet të tregoni kujdes që të mos konsumoni shumë.

Bishtajoret: gjithashtu të pasura me fibra dhe proteina, ndihmojnë në uljen e oreksit dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për disa orë gjatë ditës.

Patatet: nëse nuk skuqen, patatet janë një ushqim shumë ushqyes dhe aleatë të shkëlqyer për menaxhimin e urisë dhe kalorive.

Peshku: mes ushqimeve që përmbajnë proteina, peshku është ai me më pak kalori dhe në të njëjtën kohë me fuqinë më të madhe të ngopjes.

Farat chia: karakteristika e tyre kryesore është se janë të përbërë nga fibra të tretshme të cilat shtojnë ndjenjën e ngopjes.

Kosi grek: kosi grek ka një vlerë të lartë proteinike, lufton urinë dhe zvogëlon oreksin.

Supa: edhe pse shpesh konsiderohet si një pjatë e lehtë, supa ka një vlerë të madhe ushqyese, veçanërisht nëse ka si bazë perimet.

 

 

Burimi / loves.cucchiaio.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top