Jo vetëm joga, masazhe dhe gjimnastikë. Nervozizmi, acarimi dhe tensioni fizik luftohen edhe në tavolinë, mjafton të zgjidhni ushqimet e duhura.
Bëni një jetë të thjeshtë mes zyrës dhe shtëpisë, supermarketit dhe vizitave të rralla te prindërit? Puna ju ka lodhur dhe po ua bën të pamundur jetën? Në familje çdo gjë pritet nga duart tuaja dhe nuk keni asnjë ndihmë të vogël nga pjesëtarët e tjerë? Ndiheni nën presion, për shkak të stresit dhe nervozizmit?
Mendoni se “thika ka arritur në palcë” dhe ju nuk mbani më? Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndihmonit veten duke ngrënë ushqime të shijshme e të shëndetshme. Nga një studim është vërtetuar se përmes ushqimit, njeriu mbrohet nga mënyrat e gabuara të jetesës dhe situatat tepër stresuese.
Ja 10 ushqimet që ju ndihmojnë të luftoni stresin dhe përmirësojnë humorin.
- Asparagu
Kur jeni të stresuar trupi çliron hormone, që ndikojnë në organizëm. Asparagu është i mbushur me acid folik apo vitaminë B, e cila ndihmon në stabilizimin e humorit. - Mishi i viçit
Mishi i viçit përmban nivel të lartë zinku, hekuri dhe vitaminash B, që ndihmojnë për stabilizimin e humorit tuaj. Konsumoni mish viçi pa dhjam. - Qumështi
Qumështi përmban vitamina B2 dhe B12, po ashtu edhe proteina e kalcium. Ushqimet që përmbajnë kalcium dhe magnez ndihmojnë për shëndetin e muskujve dhe kockave. Niseni ditën me një gotë qumësht pa yndyrë. - Gjizë
Gjiza përmban gjithashtu proteina dhe kalcium. - Portokalli
Portokalli përmban një nivel të lartë të vitaminës C, e cila është një antioksidant që lufton radikalet e lira dhe ju ndihmon kur jeni të stresuar. Ju mbron nga i ftohti dhe gripi. - Bajamet
Bajamet janë një burim i mirë i vitaminave B2 dhe E. Po ashtu ato përmbajnë magnez dhe zink. Vitamina E po ashtu ndihmon për të luftuar stresin, ju mbron nga plakja e lëkurës etj. Magnezi mbron muskujt dhe zinku rrit imunitetin. - Boronica
Boronica ka vitaminë C dhe antioksidantë të tjerë. - Ton
Peshku ton përmban vitaminat që luftojnë stresin, vitaminën B6 dhe B12. - Drithërat
Drithërat e mëngjesit përmbajnë acid folik dhe vitamina B, të gjitha këto ndihmojnë kundër stresit. Niseni mëngjesin tuaj me qumësht, drithëra, fruta të thata, bajame, arra etj. Kini kujdes që drithërat tuaj të mos përmbajnë sheqer. - Patatet
Edhe pse shpesh thuhet që mos konsumoni shumë patate, por për të luftuar stresin ato janë të nevojshme, pasi kanë karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë të rivendosni nivelet e serotoninës.
Ushqime të tjera për të luftuar stresin janë biotina, që e gjeni tek mishi i gjelit, prodhimet e detit, mishi i viçit, mishi i pulës, lulelakra, vezët, kikirikët dhe djathi.
Ushqimet që duhet të evitoni
-Kafeinën, pasi ajo rrit nivelet e hormoneve të stresit dhe çon në pagjumësi
-Alkooli, duhet evituar.
-Ushqimet me sheqer. Zëvendësojini ushqimet me sheqer me mjaltë.
-Cigarja shteron antioksidantët. Nëse nuk jeni në gjendje ta lini të paktën rrallojeni dhe hani më shumë fruta e perime.
Burimi / http://www.panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.