Mirëqenie

June 30, 2016 | 9:20

10-vjeçari më i shëndoshë në botë

Arya Permana, 10-vjeçari indonezian, i cili peshon 192 kilogramë po i nështrohet një diete ekstreme, pasi prindërit dëshpërimisht po përpiqen ta shpëtojnë atë. Djali është konsideruar si një prej fëmijëve më të shëndoshë në botë dhe nuk mund të ecë ose të shkojë në shkollë pa ndihmë.

Shtimi i shpejtë në peshë filloi kur ishte vetëm 2 vjeç. Që atëherë, ai hante pesë vakte në ditë përbërë nga oriz, peshk, mish, supë perimesh… që ishte e mjaftueshme për të ushqyer dy të rritur.

Shpejt u detyrua që ta linte shkollën për shkak se e ka të pamundur të lëvizë, ndërsa prindërit e kanë të vështirë që të gjejnë rroba të përshtatshme për të.

Por tani prindërit e tij janë duke u përpjekur për të prerë dietën e tij – për shkak të frikës se mund të vdesë.

Shëndeti i tepërt i shkakton çrregullime me gjumin dhe vështirësi në frymëmarrje. Për këtë detyrohet që gjatë orëve që vendos të mbyll sytë mbështet kokën pas murit për të patur më të lehtë frymëmarrjen.

4 1 2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top