Lifestyle

April 13, 2016 | 8:13

100 veprat më të arrira ndër vite në Kinostudio, për herë të parë në Galerinë e Arteve

Mbi 100 afishe origjinale të formatit të plotë dhe standartit industrial të filmit artistik, dokumentar dhe vizatimor shqiptar, skica dhe bocete kostumografie si dhe programe premierash filmi nga Kinostudio “Shqipëria e Re” (1952 – 1992 do të shfaqen më 14 Prill në një ekspozitë në Galerinë e  Arteve.

Ekspozita “Arti dhe dizajni i filmit shqiptar – Vepra të përzgjedhura nga vitet e Kinostudios” është konceptuar për të nxjerrë në pah trashëgiminë jashtëzakonisht të pasur, por shpesh të harruar të filmit shqiptar.

Kuruar nga kineasti shqiptaro-amerikan Thomas Logoreci, kjo ekspozitë sjell përpara publikut disa nga veprat më të arrira të krijuara ndër vite në Kinostudio, nga piktorë filmi dhe artistë të talentuar si Sali Allmuça, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Azis Karalliu, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Astrit Tota, Dhimitër Theodhori dhe Shyqyri Sako, që rrallë janë parë nga publiku, që nga shfaqja e parë e filmit.

E veçanta e e saj është se veprat e artit  janë të punuara me dorë, dhe jo prej fotografive.

Pjesë e kësaj ekspozite të veçantë është edhe një dokumentar i gjatë nga kritiku irlandez dhe regjisori Mark Cousins. Titulluar HERE BE DRAGONS (KËTU KA DRAGOJ), kjo ese filmike tregon udhëtimin në Shqipëri të regjisorit Cousins në vitin 2012, duke marrë në fokus rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë filmike të Shqipërisë – një sfidë e madhe për arkivën e filmit shqiptar gjatë dekadës së ardhshme.

Për publikun e përgjithshëm ekspozita  do të jetë e hapur nga e premtja, 15 prill 2016.

email-posteri IMG_0998 IMG_1001 Poster_Tomka

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top