Në fokus

March 28, 2017 | 20:11

11 bebe të braktisura për tre muaj në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” / Video

Fatkeqësisht e vërtetë. Shifrat zyrtare të braktisjes së foshnjave në maternitet regjistrojnë shifra shqetësuese. Zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shëndetësisë pohuan këtë të martë se vetëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”janë braktisur 11 bebe.

te-braktisur-ne-maternitetAlvin ka 18 ditë që ka ardhur në jetë. Nëna e tij i ka vënë emrin dhe e ka përqafuar vetëm në momentin e parë pas lindjes, dhe më pas vendosi të braktisë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Bluzat e bardha, mjekë dhe infermierë japin të gjithë përkujdesjen ndaj tij dhe 20 fëmijëve të tjerë, në qendrën e lindjes, për atë që në fakt nuk zgjodhën t’ua falnin nënat e tyre.

blenardDrejtori i këtij materniteti Blenard Nonaj, thotë se, fëmijët e braktisur në këtë institucion spitalor qëndrojnë 2 muaj dhe më pas shkojnë drejt qendrave rezidenciale. “Në maternitetin tonë për këtë vit kemi 11 bebe të braktisura. Po të flasim për vitin 2016 kemi 20 bebe që janë braktisur. Këtu tek ne rrijnë 1 deri në 2 muaj dhe më pas transferohen në shtëpitë e foshnjave”.

Arsyet që i çojnë nënat drejt këtij vendimi për bluzat a bardha, janë lindjet në moshë të hershme, divorci dhe faktori ekonomik. Për këtë të fundit, organizata “Save the Children”mendon se 70% e fëmijëve vendosen në qendrat rezidenciale për shkak të varfërisë dhe jo për shkak të humbjes të prindërve.

anilaSipas Anila Meço, 70 % e fëmijëve që janë në këto rezidenca sot vijnë nga familje me probleme sociale dhe ekonomike.

oltaMinistrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka e kërkon zgjidhen në nivel lokal, pra në ngritjen e infrastrukturës nga bashkitë për të ofruar shërbime për këtë kategori. “Në të gjithë Shqipërinë, nga 61 bashki sot, në 34 bashki ofrojnë shërbime sociale dhe cilësia e shërbimeve nuk është e njëjtë nga njëra bashki në tjetrën. Nevojitet standardizimi i këtyre shërbimeve”.

Të dhënat tregojnë që në Shqipëri jetojnë në qendrat rezidenciale 846 fëmijë, prej të cilëve 285 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 561 fëmijë të tjerë. Autoritetet po bëjnë përpjekjeje të motivojmë familjet kujdestare, të cilat ende mbeten të pakta për të shkuar drejt deinstitucionalizimit.

Burimi: Oranews.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top