Mirëqenie

January 24, 2019 | 13:40

11 perlat e urtësisë budiste që ju ndihmojnë të transformoni jetën tuaj

Këto janë disa nga perlat më të rëndësishme të mençurisë budiste.

Ne të gjithë duam të përmirësojmë jetën tonë, ta bëjmë më kuptimplotë, më të bukur. Plot paqe dhe lumturi. Këto 11 mësime orientale mund të na ndihmojnë të arrijmë atë qetësi që ne të gjithë dëshirojmë.

  1. Bëhuni të dhembshur

Për budizmin, dhembshuria është një nga cilësitë më të çmuara, një shenjë e një qenieje njerëzore të realizuar. Nuk është e rëndësishme vetëm për ata që e marrin, por të qenit të dhembshur për tjetrin, e transformon dhe përmirëson jetën tuaj.

Të qenit i dhembshur nuk përfshin vetëm të tjerët: dhembshuria për veten është thelbësore për të gjetur paqen e brendshme. Kur mësojmë të falim veten dhe të pranojmë se gabimet janë njerëzore, atëherë na vjen shërimi i brendshëm.

  1. Krijoni lidhje dhe ushqejini ato

Shpesh lidhjet tona me të tjerët janë të detyruara ose lidhen me objektiva, që nuk kanë të bëjnë fare me ndërgjegjen. Të ardhurat monetare, rritja substanciale, kontrolli dhe fuqia na bashkojnë gjatë javës së punës, por lidhjet emocionale janë ato që i japin vlerë reale jetës sonë.

  1. Ruani kthjelltësinë

Të qenit zgjuar në çdo moment të jetës sonë është thelbësore për të gjetur paqen. Duke qenë të ndërgjegjshëm, duke pasur vetëdije më të madhe, duke i kushtuar vëmendje gjërave të vogla, duke ndryshuar mënyrën se si e shohim botën rreth nesh.

  1. Jetoni thellësisht

Rruga drejt paqes dhe lumturisë fillon me jetesën e thellë. Të jetosh thellësisht do të thotë të bëhesh i vetëdijshëm për natyrën e çmuar të jetës. Përmes kësaj, ne bëhemi më të vetëdijshëm për natyrën e vërtetë të botës.

Duke jetuar thellësisht, ne kemi më shumë paqe në kuptimin e ligjeve natyrore të universit. Kjo na lejon të shijojmë çdo sekondë të jetës, të ndiejmë paqen edhe në detyrat më të mërzitshme, si dhe të transformojmë përvojat negative në diçka që ushqen dhe shëron.

  1. Bëhuni ndryshimi që dëshironi të shihni

Budistët pohojnë rëndësinë e të ndihmuarit të vetvetes, para se të ndihmojmë të tjerët dhe kjo nuk ka të bëjë me pasurinë apo pushtetin, por na sjell përsëri tek lidhjet. Sepse ne të gjithë jemi të lidhur, dhe mund të kemi një efekt eksponencial pozitiv në pjesën tjetër të botës vetëm duke ndihmuar vetveten.

  1. Pranoni vdekjen

Kulturat dhe shoqëritë perëndimore e shohin vdekjen si subjekt tabu. Nëse nuk është një film apo një program televiziv (i cili eliminon të kuptuarit e vërtetë të vdekjes), ne shmangim temën dhe në thelb pretendojmë se nuk ekziston.

E vërteta është se injorimi nuk na ndihmon të bëjmë një jetë më të mirë dhe më të lumtur. Duke pranuar vdekshmërinë dhe duke dashur momentet aktuale, ne mund të fillojmë të vlerësojmë shumë gëzime në jetën tonë të përditshme.

  1. Ushqimi juaj është diçka speciale

Ekziston një praktikë medituese budiste që përfshin ndërgjegjësimin dhe meditimin, që na ndihmon të kuptojmë natyrën e çmuar të ushqimit që hamë. Ushqimi luan një rol themelor në jetën tonë të përditshme. Kur transformojmë marrëdhënien tonë me ushqimin, ne transformojmë një aspekt kyç të jetës sonë.

Teksa mendojmë e meditojmë për ushqimin në pjatën tonë, ne mund të fillojmë të kuptojmë sistemin e madh të ndërlidhjes në jetën tonë dhe sa element duhet të funksionojnë, për ta arritur atë. Kjo do të na ndihmojë të thellojmë marrëdhënien tonë me ushqimin, do të na japë një ndjenjë më të madhe mirënjohjeje në fillim të çdo vakti dhe do të mësojmë të respektojmë ekuilibrin delikat të jetës.

  1. Të kuptosh sensin e të dhënit

Dhuratat nuk duhet të bëhen vetëm për Krishtlindje dhe ditëlindje. Dhurata e vërtetë i përket atyre që japim çdo ditë, por që nuk i shohim.

Për budizmin, jeta është një cikël i vazhdueshëm i dhënies dhe pranimit. Jo vetëm që kjo na ndihmon të gjejmë paqe me anë të kuptimit tonë të botës, por na ndihmon të kuptojmë se të gjithë kemi dhurata të jashtëzakonshme dhe mund t’i ndajmë dhurata në çdo kohë: dashuri, dhembshuri, prani dhe shumë të tjera.

  1. Largoni egon

Ka disa pengesa që nuk na lejojnë të kuptojmë realitetin përfundimtar: ne të gjithë jemi të lidhur mes nesh. Praktika shpirtërore është akti i tejkalimit të këtyre pengesave. Pengesa kryesore në rrugën tonë është egoja. Funksioni i vetëm i egos është largimi nga ky realitet, duke na bindur se “ne jemi të ndarë”.

Eliminimi i egos nuk është një detyrë e lehtë. Egoja ka qenë me ne për vite dhe është ndërthurur me ndjenjën tonë të qenies. Por një herë që frenohet, shpërblimet e pafundme dhe realizimi i një jete më të mirë bëhen të dukshme.

  1. Eliminoni veset

Jeta na josh me gjëra të pafundme, të bukura e të mira. Gjëra që, megjithatë, përfshijnë një pjesë negative. Vesat, varësitë, na bëjnë skllevër të jetesës së sëmurë. Brenda të gjitha këtyre gjërave, janë të fshehura tre helmet më të fuqishme:

  • Lakmia
  • Urrejtja
  • Deluzioni

Ata janë përgjegjës për pjesën më të madhe të dhimbjeve dhe vuajtjeve të botës.

  1. Mësoni të jeni të pavarur

Disa mendojnë se kjo ka të bëjë me të jetuarit pa asgjë, pa miq apo familjarë dhe pa sende. Por është gabim. Kuptimi budist i kësaj ka të bëjë me të jetuarit në një mënyrë ku ne bashkekzistojmë me fluksin normal të jetës, e në të njëjtën kohë nuk lidhemi me gjëra tokësore. Do të thotë të jetosh vazhdimisht me vetëdijen e faktit që njerëzit dhe gjërat nuk janë të përhershme.

 

Burimi / www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top