Marrëdhënie

November 7, 2016 | 8:21

11 shenjat që tregojnë se partneri juaj është njeri i mirë

Shumica e njerëzve do të pajtoheshin me mendimin se njerëzit e mirë kanë disa tipare të sjelljes gjatë gjithë kohëzgjatjes së një marrëdhënieje. Kjo çon në pyetjen tjetër: Cilat janë tiparet e karakterit që e bëjnë një “njeri të mirë”?

Këtu janë shenjat që tregojnë se keni një partner të mirë:

1. Ju bën të ndiheni e bukur (brenda dhe jashtë).

2. Ju ngjall një ndjenjë frymëzimi. Një njeri i mirë e frymëzon partneren e tij që të jetë më e mirë se vetja.

3. Ju mbështet. Njeriu i mirë e kupton rëndësinë e mbështetjes së nevojave të një gruaje.

4. Dëshiron të përmirësojë veten. Njeriu i mirë nuk i jep vetes shumë kredite. Edhe pse mund të jetë inteligjent, një njeri i mirë kërkon që gjithmonë të vetëpërmirësohet.

5. Ju fal siguri. Ndjenja e sigurisë është një përbërës jetik për çdo grua në marrëdhëniet e saj.

6. Gjithmonë është kavalier. Duke mbajtur derën hapur, duke tërhequr karrigen, duke ushqyer fëmijët etj., janë të gjitha veprime të një njeriu të mirë. Gjithmonë ofron ndihmën e tij edhe me gjeste të vogla.

7. Është i sinqertë. Njeriu i mirë nuk gënjen, mashtron apo vjedh. Këto gjëra nuk i bën veçanërisht me njeriun e zemrës.

 8. Nuk është kurrë abuziv. Njeriu i mirë nuk do të jetë fizikisht, mendërisht, emocionalisht abuziv për partnerin e tij. Gjithashtu, një njeri i mirë nuk nxit një episod abuziv me dikë tjetër, në asnjë lloj rrethane.

9. Qëndron me ju me gjithë zemër. Kur një njeri i mirë e shpreh dashurinë e tij, kjo dashuri mbetet e tillë pavarësisht vështirësive.

10. Punon për të fituar dhe për të ruajtur besimin tuaj. Njeriu i mirë e di kuptimin e fjalës besim. Dashuria, nuk mund të jetë e detyruar; ajo duhet të fitohet.

11. Ju vë në vend të parë në çdo rrethanë. Kjo do të thotë që në shumicën e rasteve një partner i mirë do të jetë vetëmohues në fjalë e në vepra.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top