Mirëqenie

December 5, 2019 | 8:34

11 ushqimet e pasura me trigliceride dhe që duhen shmangur patjetër

Trigliceridet, të cilat janë pjesë e familjes së glicerinës me monogliceride dhe digliceride, janë një përbërës i rëndësishëm i vajit vegjetal dhe yndyrave shtazore. Sasia e triglicerideve në gjak nuk duhet të kalojë 180 mg / dl. Sasitë më të larta mund të jenë të rrezikshme, sepse ajo shkakton, ndër të tjera, sëmundje kardiovaskulare.

Armiqtë e shëndetit

Trigliceridet janë ndër armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Ka shumë sëmundje që mund të shkaktohen nga nivelet e larta të triglicerideve në gjak: diabeti, mbipesha, hipotiroidizmi, veshkat, zemra dhe mëlçia.

Duhet thënë se trupi ynë ka nevojë për sasi të moderuar të triglicerideve. Kur tretim yndyrnat që janë në ushqim, trigliceridet e lëshuara në gjak përdoren për të marrë energji ose depozitohen. Nëse konsumohen më shumë kalori se sa duhet, trigliceridet do të jenë më të larta: kjo është arsyeja pse është thelbësore të ndiqni një dietë të ekuilibruar.

11 ushqimet që rrisin nivelin e triglicerideve.

Sheqeri. Të pasura me sheqerna dhe trigliceride janë ëmbëlsira në përgjithësi, nga akullorja deri tek makaronat. Por mjalti, fruktoza, saharoza, shurupi i misrit dhe glukoza gjithashtu rrit nivelin e triglicerideve.

Alkooli. Pijet alkoolike duhet të eliminohen nga dieta. Për shembull, vera e kuqe ndihmon në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit, por gjithashtu rrit trigliceridet.

Ushqime industriale. Pothuajse të gjitha ushqimet e paketuara që gjejmë në supermarket përmbajnë nivele të larta sheqeri dhe yndyre. Në veçanti: mishi i përpunuar dhe salsiçet janë të këqija.

Prodhimet e detit. Peshku në përgjithësi është i mirë, por midhjet, molusqet dhe karavidhet nuk janë, sepse ato përmbajnë trigliceride.

Yndyrnat e ngopura me origjinë shtazore. Mishi ose peshku i ruajtur në vaj, pulat e skuqura, produktet e qumështit, mishi i grirë dhe hamburgeri janë të gjitha ushqime të pasura me trigliceride.

Vajrat e gatimit. Pothuajse të gjithë vajrat e përdorur për gatim, por edhe gjalpi, vaji i arrës së kokosit dhe palmës kontribuojnë shumë në ngritjen e triglicerideve.

Drithërat e përpunuar. Një shembull është mielli i bardhë: ato përmbajnë sheqer, metabolizohen shumë shpejt dhe rrisin trigliceridet.

Produktet e qumështit të bëra me qumësht të plotë. Qumështi i plotë, disa lloje kosi, akulloret, krem qumështi dhe të gjitha ëmbëlsirat e bëra me qumësht të plotë rrisin trigliceridet.

Karbohidratet e rafinuara. Buka e bardhë, makaronat, orizi i bardhë dhe mielli i rafinuar të gjitha kontribuojnë në rritjen e triglicerideve.

Perimet. Ndër perimet që duhet të shmangni nëse vuani nga trigliceridet janë patatet, bizelet, misri, fasulet.

Pije joalkoolike të gazuara. Çaji i ëmbël, pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave industrialë janë plot me yndyrë dhe sheqer, mbajini sa më larg!

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top