Kardio
Aktiviteti fizik mund të rrisë kënaqësinë seksuale për ju dhe partnerin. Çdo aktivitet që e bën zemrën të rrahë dhe të ketë frymëmarrje më shpejt, siç është ecja e shpejtë, mund të nxisë rrjedhjen e gjakut, duke përfshirë edhe zonat tuaja më të ulëta. Kjo është një plus për të dyja gjinitë: ereksion më të fortë te meshkujt dhe zgjim më të madh për femrat (169% më shumë sipas një studimi të kryer në Universitetin e Teksasit).
Noti
Studiuesit e Harvardit zbuluan se notuesit meshkuj dhe femra në të 60-tat kishin jetë seksuale të ngjashme me njerëzit që ishin 20 vjet më të rinj. Noti kultivon durimin, nxit rrjedhjen e gjakut, përmirëson fleksibilitetin dhe fuqinë, si dhe ul stresin. Ai gjithashtu ndihmon në djegien e kalorive të rënda, një plus për këdo që është mbipeshë.
Shtytje
Një shtysë e fortë dhe fleksibël e cila mbështet aktivitetin fizik. Kjo përfshin kryerjen e ushtrimeve midis krahëve në forma shtytëse. Bonusi i këtij ushtrimi është: për femrat, një orgazëm gjatë ushtrimit, e cila ndonjëherë quhet “koregazëm”. Ajo tenton të ndodhë gjatë stërvitjeve të fuqizimit të muskujve.
Ushtrimi bretkosë
Ky veprim do t’ju bëjë edhe më fleksibël gjatë raportit seksual, thotë fiziologu i NYC, Liz Neporent. Është një hapës intensiv që shtriq kofshët e brendshme dhe ijët. Ai gjithashtu çliron stresin.
Artikulacionet
Për të ruajtur një “pozitë të favorshme” pa kthyer shpinën apo këmbët, Neporent rekomandon artikulacionet. Shtrirje pas në një kënd 45 gradë për disa sekonda, para se të ktheni trupin kënddrejtë dhe përsëriteni këtë ushtrim disa herë. Ushtrimi është delikat, por krijon energji të qëndrueshme.
Konet
I zhvilluar si ushtrim për të trajtuar mosmbajtjen e urinës. Ky veprim fizik forcon muskujt e legenit, përkthyer edhe në orgazma shpërthyese. Femrat mundet të jenë më të familjarizuara me këtë ushtrim, por ky mund të ndihmojë meshkujt gjithashtu të parandalojnë ejakulimin e parakohshëm. Studimet thonë se gjysma e njerëzve nuk i bëjnë këto ushtrime saktë.
Shtrirë
Kjo është një mënyrë e përkryer për të forcuar shtresën më të thellë të muskujve AB (abdominis transversus), së bashku me krahët, kofshët dhe të ndenjurat. Këto muskuj ndihmojnë qëndrueshmërinë pranë partnerit. Bëjeni këtë një herë në ditë. Nëse është tepër sfiduese për gishtat, përpiquni ta balanconi me gjunjë.
Shtriqja brenda-jashtë
Ky veprim yoga ndihmon në shtriqje nga brenda-jashtë, duke ndihmuar në qëndrueshmërinë e ritmit të frymëmarrjes dhe përmirëson fokusin, kështu që mendja juaj qëndron për një çast.
Shtytje e legenit
Nëse pozicioni juaj i preferuar është misionari, ky veprim është pjesë kyçe e tij. Punoni kockat e legenit për të krijuar qëndrueshmëri dhe fleksibilitet.
Më mirë së bashku
Çiftet që djersijnë së bashku, qëndrojnë së bashku, kështu që bëni një datë ushtrimesh që nënkuptojnë qëllimet e rëndësishme në dy. Studimet tregojnë se aktivitetet fizike sfiduese, nxisin zgjimin. Ju do të jeni më të tërhequr nga partneri juaj pas stërvitjes. Koordinoni veprimet tuaja (për shembull, drejtohuni në të njëjtin ritëm) për të forcuar lidhjen tuaj emocionale edhe më shumë.
Përgatiti Revista “Psikologjia”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.