Lifestyle

August 10, 2017 | 17:51

11 vite suksesi, festivali kulturor i birrës dhe birra “Korça” ndezën natën e parë të këtij edicioni, mijëra njerëz mbushin sheshin

Festivalet, të kujtdo fushe qofshin, njihen ndryshe si terapia e çlodhjes dhe e argëtimit nga rutina e përditshme. Më shumë se në verë, ato marrin një trajtë edhe më të larmishme, duke mbledhur e bërë bashkë shumë njerëz. Sheshet janë platformat më të qëndrueshme, ku njerëzit ndajnë bashkë argëtimin dhe nevojën për të kaluar një mbrëmje ndryshe. Këtë mesazh ka në fakt ka i gjithë ky event kulturor siç është Festivali i Birrës, i cili bën bashkë qytetarë, artistë, dashamirës dhe ithtarë të birrës “Korça” ndër vite.

4

Nga Lediona Xheladinaj, Gazeta Shqiptare

Festa e Birrës në Korçë, ky aktivitet madhështor ka elektrizuar mbrëmjen e 9 gushtit qytetin juglindor, ndërsa festa do të zgjasë për 5 net radhazi. Që në natën e parë, kjo festë ka mbledhur mijëra pjesëmarrës nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe jashtë kufijve. Nën sloganin “Nuk është thjesht një festë, është eventi më i madh veror në Shqipëri!”, këtë vit organizimi është fantastik dhe me mjaft risi e surpriza.

Pesë net të zjarrta me muzikë live, nën shijen e të pakrahasueshmes birra “Korça” do e shndërrojnë Korçën në një qytet magjik dhe qendrën e argëtimit veror për të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që risia e këtij viti e Festës së Birrës është se ajo do të organizohet në dy ambiente. Këtë edicion, për herë të parë do të ketë një skenë në Pazarin e rikonstruktuar të qytetit. Që mbrëmë, 14 stenda të birra “Korça” janë pozicionuar në dy polet e qytetit juglindor, tek sheshi në krah të stadiumit “Skënderbeu” dhe tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku ndërthuren vlerat arkitektonike me elementët identifikues të qytetit, siç është birra “Korça”.

Mbrëmje e zjarrtë është konsideruar nata e parë e kësaj feste gjigante, ku birra “Korça” mbetet shija e vërtetë dhe unike e festës. Ashtu si çdo vit, kjo festë parashikohet të ketë një rekord pjesëmarrësish dhe surprizash.

5Festa, ku shqiptarë dhe të huaj do bëhen pjesë e mbrëmjeve unike, do të ofrojë birrën më të mirë në vend, më të mirët e muzikës dhe më të mirat e gatimeve tradicionale. Stendat ku ofrohej mbrëmë birra “Korça” kanë qenë të tejmbushura nga shijuesit e saj, të cilët ashtu si edhe vitet e kaluara kanë qëndruar në radhë për të marrë gotat e birrës. Me një program të zgjedhur muzikor, për të kënaqur preferencat e të gjithëve dhe birrën “Korça”, festa jo vetëm do të tërheqë shumë vizitorë të huaj, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të këtij rajoni. Performanca nga emrat më në zë të skenës, vëllezërit Prifti, Marsela Çibukaj, grupi ‘NA’ etj kanë mbajtur zugjar qytetin e Korçës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Me birra “Korça” në duar, çdo pjesëmarës i festës është argëtuar dhe ka shijuar mbrëmjen e parë të saj. Në fabrikën e birra “Korça”, puna dhe përgatitjet kanë nisur kohë më parë. Festa, e cila mban zgjuar qytetin deri në orët e para të mëngjesit nuk do të ishte e tillë pa birra “Korça”, ndaj kërkesat e shumta të konsumatorëve kanë bërë që sasia e birrës që ofrohet të rritet edhe më tepër. Arsyeja kryesore mbetet ajo e cilësisë së birrës. Tashmë është provuar që birra “Korça” është birra më cilësore në treg. Qytetarët e kanë testuar, ndaj kjo është një arsye për të festuar pa fund. Të gjithë kanë pasur dhe kanë mundësinë të shohin teknologjinë me të cilën ajo prodhohet.

6

3

2

1

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top