Mirëqenie

February 1, 2020 | 8:16

12 ushqimet që përmirësojnë performancën tonë mendore

Mund të duket e çuditshme por përveç shtesave ushqimore, 12 ushqime në mënyrë të veçantë përmirësojnë kujtesën dhe aftësinë tonë mësimore, le të shohim se cilat janë ato dhe si mund t’i përdorim ato.

Kafeina përmban veti befasuese për gjendjen tonë të lodhjes, nëse përdoret me moderim ul në masë të madhe të gjitha ato situata në të cilat ndjehemi të lodhur dhe nën stres duke na dhënë forcë fizike dhe mendore.

Rhodiola rosea, kjo barishte përdoret për të luftuar stresin, një lloj stresi që shfaqet në një mënyrë të zgjatur.

Karnitina, e përdorur shpesh nga atletët, e njohur në përgjithësi si djegëse e dhjamit, ndihmon në luftimin e plakjes

Kreatina, kjo substancë mund të përmirësojë funksionet njohëse siç janë arsyetimi dhe kujtesa afatshkurtër.

Theanina, është një aminoacid i pranishëm veçanërisht në çajin jeshil që kontribuon në relaksim mendor dhe fizik dhe është një aleat i shkëlqyeshëm kundër gjendjeve të ankthit dhe vështirësisë në vëmendje.

Ekstrakti i kakaos është një përqendrim i antioksidantëve, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon në oksigjenimin e trurit.

Spirulina përmban tërë gamën e antioksidantëve dhe për këtë arsye është pilula e rinisë.

Uridina, e pranishme në sasi të mëdha në birrë, mund të përmirësojë në masë të madhe vetitë tona njohëse

Tyrozina luan një rol themelor në prodhimin e dopaminës dhe norepinefrinës

Kolina gjendet kryesisht tek vezët, veçanërisht tek e verdha. Kolina njihet për përmirësimin e funksioneve tona njohëse.

Curcuma vepron si një anti-inflamator i fuqishëm dhe është gjithashtu i aftë të zvogëlojë ankthin dhe depresionin.

Boronica zvogëlon përshkueshmërinë e kapilarëve dhe forcon strukturën e indit lidhës që mbështet enët e gjakut dhe përmirëson elasticitetin dhe tonifikimin e tyre. Boronica është gjithashtu një antioksidant i fortë.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top