Dëshmi

May 2, 2019 | 11:17

12-vjeçarja me IQ më të lartë se Ajnshtajni, rrëzon stereotipin që vajzat nuk janë të mira në lëndë ekzakte

Një vajzë 12-vjeçare nga Manchester, me prindër me origjinë nga Sri Lanka, me koeficientin e inteligjencës (IQ) më të lartë se Albert Ajnshtajn, është shpallur fituese në konkursin “Child Genius” që transmetohet në Channel 4 në Britani. Nishi Uggalle i impresionoi të gjithë me nivelin e saj të inteligjencës, ndërsa në fund u shpall fituese përballë djalit 11-vjeçar, William Harwood.

Pas fitores Nishi shpjegoi se ishte e prirur drejt matematikës, teksa kërkoi që të hidhte poshtë stereotipin se vajzat nuk janë të mira në lëndë ekzakte. Sipas “Daily Mail” e ashtuquajtura “Llogaritësja njerëzore” frymëzoi miliona shikues me qëndrimin e saj feminist, duke e përdorur fjalimin për të përgëzuar gratë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

‘Një nga arsyet kryesore që hyra në konkurs ishte të tregoja se ka shumë stereotipe të gabuara për vajzat, si për shembull që vajzat që nuk janë të zonjat në matematikë ose fizikë. Dua të tregoj se kjo nuk është aspak e vërtetë.” tha ndër të tjera ajo.

Nishi Uggalle, vjen nga një familje me origjinë nga Sri Lanla por që është rritur në Manchester. Babai i saj, Neelanga Uggalle, punon si IT dhe njëkohësisht është zëvendëspresident i bankës “Barclays”. Ndërsa nëna e saj, Shiromi Jayasinghe, është kontabiliste. Ata ishin pjesë e audiencës dhe ishin një mbështetje e madhe gjatë gjithë kohës për vajzën gjeni.

 

Burimi / opinion.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top