Lartë në Himalaje është mbretëria e Butanit, ku suksesi nuk matet me normën e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto, por me rritjen e bruto lumturisë kombëtare. Me madhësi diku sa Zvicra, e banorë sa Mali i Zi, shteti i “heshtur” në Himalaje – ku mund të shkoni vetëm me aeroplanë – është vendi më i lumtur në botë, njëkohësisht mbretëria e fundit budiste dhe një nga shtetet me rritjen më të madhe të PBB-së.
Turstët janë lejuar të vizitojnë Butanin që prej vitit 1974. Princi William dhe Kate Middleton ishin në një vizitë muajin e kaluar.
Butani ka arritur të ruajë kulturën nga shekulli XVII, duke shmangur globalizimin e duke izoluar veten.
Për ta vizituar këtë vend vlen ende tarifa fikse: 250 dollarë për një ditë, që të kontrollohet numri i turistëve! Shkalla e papunësisë, vitin e kaluar ishte 2.9 për qind, ndërsa shkollimi dhe shëndetësia janë falas.
Butani aspiron të ketë 100 për qind të industrisë organike bujqësore deri në vitin 2020.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.