Mjeku Gazment Koduzi i ftuar në emision “Log” në News24, ka denoncuar problemet e trajtimit të pacientëve me tumor në Shqipëri, që lidhen me buxhetin e vogël që akordohet prej qeverisë.
Në panelin e drejtuar nga gazetari Endri Xhafo, Koduzi tha se ndryshe nga vendet e rajonit, Shqipëria është e fundit sa i takon aksesit në barnat e reja. Por, teksa qeveria pranon se shëndetësia ka kosto, buxheti vijon të jetë jo i duhuri. Sipas mjekut Koduzi, rastet e reja me tumor po rriten, por mungon funksionimi i indikatorëve të cilët do të siguronin për këtë kategori pacientësh trajtim efikas.
“Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë 13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer. Ka një numër të madh rastesh të reja. Çështja qëndron ku do të diagnostikohet pasi identifikohet, si do të ndiqet, kryerja e terapisë, a është i duhuri”.
Prof. Asoc. Dr. Gazment Koduzi: Kur dëgjova që zoti Rama ka emëruar një specialiste të fushës së onkologjisë, pyeta, a është e rastësishme apo e qëllimshme që të sjellë një shkencëtare që të sjellë përvojën nga Italia?
Më ka bërë përshtypje diçka tjetër, që ministrja e shëndetësisë tha në një podcast që shëndetësia kushton. Dhe kur e thua këtë duhet t’i japësh buxhetin e duhur shëndetësisë. Jemi të fundit për aksesin ndaj barnave të reja, të fundit për mjekimin.
Shpresoj se më në fund në krye të ministrisë kemi një mjeke. Kur flasim për incidencën do të thotë të kapim rastet në kohë, por për këtë duhet të funksionojnë 13 indikatorë që ne nuk i kemi. Ne themi ka ose jo kancer.
Ka një numër të madh rastesh të reja. Çështja qëndron ku do të diagnostikohet pasi identifikohet, si do të ndiqet, kryerja e terapisë, a është i duhuri???
Vjet ka patur raport të KLSH, për spitalet rajonale. S’ka kostifikim se sa kushton një trajtim i një pacienti të sëmurë me kancer.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.