Lifestyle

March 21, 2017 | 12:48

13-vjeçarja me sindromin Down që bën patinazh artistik

Një 13-vjeçare me sindromin Down ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, pasi u zgjodh për të konkurruar në Lojërat Olimpike Speciale Botërore në mars.

2

Meg McFarlane kishte një defekt të rëndë të zemrës në lindje dhe iu nënshtrua disa operacioneve. Një çast, zemra e saj u ndal së rrahuri. Pavarësisht se mjekët u thanë prindërive të saj se ajo kurrë nuk do të mund të ecë, Meg i mposhti të gjitha përcaktimet, duke arritur standardet ndërkombëtare në patinazhin artistik.

Ajo është pjesë e një ekipi prej 21 sportistësh, të cilët do të përfaqësojnë Britaninë e Madhe në Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2017 në Austri. Ky event është një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin botëror të lëvizjes dhe mbahet çdo katër vjet.

Në të kaluarën, ajo ka qenë në Austri, Islandë dhe në Olimpiadën Speciale në Finlandë, duke siguruar një medalje argjendi dhe një medalje të artë.

1

Meg filloi të tregojë interes për patinazhin artistik, pasi pa një episod të “Dancing On Ice” kur ajo ishte pesë vjeç.

“Unë e dua patinazhin dhe dua të performoj për shikuesit. Unë dua ta bëj më së miri atë, të përqedrohem në përmirësimin e rezultateve që kam arritur në garat e mëparshme. Pas Lojërave, unë dua që të vazhdojë të përmirësoj nivelin tim në patinazh dhe të bëhem më e mirë sesa jam”, është shprehur ajo.

Babai i Meg, Cory McFarlane, beson se suksesi i saj duhet të veprojë si një frymëzim për të tjerët, të cilët janë në kërkim për të kapërcyer vështirësitë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top