Vetëm prania fizike e figurës së nënës nuk mjafton. Për vajzat, veçanërisht ato që kërkojnë nënat e tyre për frymëzim, të paturit një nënë që i përçmon mund t’i lëndojë ato për gjithë jetën. Pamja e tyre për këtë marrëdhënie mund të shtrembërohet dhe kjo do t’i formësojë ato si gra.
Ja disa nga llojet e problemeve, me të cilat vajzat e nënave jo të dashura mund të përballen më vonë në jetë.
- Ato mund të kenë mungesë aftësie për të besuar.
- Mund të kenë mungesë vetëbesimi.
- Ato mund të mendojnë se nuk meritojnë dashuri.
- Ato mund të mos jenë në gjendje të thonë “jo”.
- Mund të ndjehen sikur nuk i përkasin askujt.
- Ato mund të kenë vështirësi me kufijtë.
- Ato mund të ndjehen të dominuara nga një frikë dështimi.
- Mund të kenë vështirësi ta shohin veten se kush janë në të vërtet.
- Mund të jenë tepër të ndjeshme.
- Ato mund të kenë probleme për të zgjedhur miqtë dhe partnerët që nuk janë toksikë.
- Ato mund të ndjehen të pasigurta.
- Ato nuk mund të besojnë kurrë se mund të kenë sukses.
- Ato fajësojnë veten pse janë trajtuar keq nga të tjerët.
- Ato nuk janë në gjendje të heqin dorë nga marrëdhëniet toksike.
- Ato besojnë se dashuria është një transaksion.
Burimi / https://brightside.me
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.