Duke qenë se kaloni pjesën më të madhe të jetës tuaj në punë, patjetër që do të jetë dikush me të cilin gjërat shkojnë më mirë se me pjesën tjetër. Gjithashtu merreni së bashku me njerëzit që ju rrethojnë në pjesën më të madhe të ditës. Në zyrë jemi gjithnjë shumë afër.
A keni një BFF në punën tuaj? Ja se si ta dini me siguri. . .
- Ju bëni kaq shumë shaka me njëra-tjetrën, sa vështirë që t’i bëni me të gjithë.
- Ndonjëherë vetëm një fjalë në një bisedë, përcjell gjithçka që ju duhet të thoni.
- Ju vizitoni tavolinat e njëri-tjetrit disa herë në ditë.
- Njihni të gjitha zakonet që bezdisin njëri-tjetrin.
- Bashkoheni me njeri-tjetrin për bashkëpunëtorët e thjeshtë.
- Shkoni për t’u argëtuar së bashku… shpesh.
- Ju keni krijuar pseudonime për njerëzit e tjerë në zyrë.
- Dini preferencat e njëri-tjetrit për drekë.
- I shkruani njëri-tjetrit në fundjavë.
- Gjatë mbledhjeve, mund të shprehni shumë gjëra vetëm me një shkëmbim shikimi.
- Shfaqeni në publik me të njëjtën veshje dhe nuk e planifikoni kurrë.
- Jeni shumë entuziaste për partit e punës, kur e dini se bashkëpunëtori juaj do të jetë atje.
- Jeni shumë të gëzuar kur takoheni me njëri-tjetrin pas pushimeve.
- I tregoni njëri-tjetrit kur dita ju duket shumë e gjatë.
- I jepni njëri-tjetrit këshilla dashamirësie.
- Mbani njëri-tjetrin nën vëzhgim për të gjitha thashethemet e zyrës.
- Gjithmonë mbështetni njëri-tjetrin kur gjërat shkojnë mirë (ose jo aq mirë).
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.popsugar.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.