Mirëqenie

March 20, 2017 | 8:40

18 superushqimet për një zemër të shëndetshme

Ndërsa vdekjet për shkak të sëmundjeve të zemrës janë ulur pak gjatë viteve të fundit, ekziston ende rreziku numër 1, sipas mediave amerikane: ushqimi. Për të parandaluar sëmundjet e zemrës, këshillohet shmangia e ushqimeve të gatshme dhe konsumi i atyre të pasura me lëndë ushqyese, fibra dhe yndyra të shëndetshme.

Më poshtë rendisim ato që duhet t’i përfshini në dietën ushqimore për të siguruar biletën për dekada të bukura përpara.

54874

Salmoni dhe llojet e peshkut, siç janë sardelet, janë të duhurit për një zemër të shëndetshme, për shkak se përmbajnë me bollëk Omega 3 e acide yndyrore. Këtë e tregojnë edhe studimet e fundit, të cilat këshillojnë konsumin e peshkut për të ulur rrezikun e aritmisë dhe arteriosklerozës. “American heart association” rekomandon konsumin e peshkut së paku dy herë në javë.

Bollguri është plot me fibra të tretshme, të cilat ulin kolesterolin. Rekomandohet shmangia e bollgurit të gatshëm, i cili përmban shpesh sheqer. Farëgjera të tjera të pranishme në disa lloje bukësh apo makarona janë të mira për zemrën.

Boronica, luleshtrydhe dhe manaferra. Në bazë të një studimi të vitit 2013, gratë e moshës 25-42 vjeç, që konsumonin më shumë se tri fruta të këtij lloji në një javë, përballen me një rrezik 32% më të ulët të sulmit në zemër, në krahasim me ato që nuk i konsumojnë. Autorët e studimit ua atribuojnë këtë antioksidantëve të pranishëm në këto fruta, që ulin presionin dhe zgjerojnë enët e gjakut.

Çokollata e zezë. Disa studime kanë treguar se konsumi ditor i çokollatës së zezë mund të reduktojë sulmet e zemrës dhe goditjet në tru te njerëzit e rriskuar nga këto probleme. Çokollata e zezë përmban një substancë të quajtur “flavonoids”, e cila mund të ndihmojë në qarkullimin e mirë të gjakut, koagulimin dhe inflamacionin.

Agrumet. Ata që konsumojnë një sasi të lartë “flavonoids”, që gjendet te portokalli dhe disa agrume, kanë një rrezik 19% më të ulët për të pësuar goditje ishemike, sesa ata që nuk konsumojnë. Duhet pasur kujdes nga lëngjet e agrumeve që përmbajnë sheqer shtesë.

Soja. Produktet e sojës janë një mënyrë e mirë për të shtuar proteinat në dietën tuaj, pasi ato përmbajnë nivele të larta yndyrash të mira për shëndetin (fibra, vitamina, minerale).

Patatet (e paskuqura) mund të jenë një aleat i mirë për zemrën. Ato janë të pasura me kalium e fibra që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Domatet janë një burim i mirë i antioksidantëve, që mund të ndihmojnë për të “hequr qafe” kolesterolin e keq, duke mbajtur enët e gjakut të zgjeruara dhe rrezik të ulët për infarktin.

Frutat e thata (bajame, arra, fëstëkë, kikirikë) janë të mira për zemrën, për shkak se përmbajnë vitaminën E, që ndihmon në kolesterolin e keq. Gjithashtu përmbajnë dhe sasi Omega 3.

Bishtajoret, si fasulet, thjerrëzat dhe bizelet, janë një burim i shkëlqyer proteinash. Një studim ka treguar se njerëzit që konsumojnë bishtajore, së paku 4 herë në javë, kanë një rrezik 22% më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, ato ndihmojnë në kontrollin e sheqerit në gjak për diabetikët.

Vaj ulliri ekstra i virgjër. Një studim i rëndë- sishëm ka treguar se njerëzit me rrezik të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, që ndoqën dietën mesdhetare me përbërje frutaperimesh, arra dhe së paku 4 lugë vaj ulliri në ditë, reduktuan rrezikun e sulmeve në zemër e tru me 30%.

Vera e kuqe ose sasi shumë e vogël alkooli është një arsye e mirë për të nisur konsumin e tij, pasi ka efekt në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Çaji jeshil, shumë i preferuar në Azi, mund të sjellë përfitime të konsiderueshme shëndetë- sore. Një studim ka treguar se ata që pinë 4 ose më shumë filxhanë çaji jeshil në javë, ulin me 20% riskun nga sëmundjet kardiovaskulare ose goditjen në tru. Përgjegjës për këtë është një antioksidant i njohur si catechins.

Brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile përmbajnë një sasi të lartë karotinash, të cilat veprojnë si antioksidantë dhe shërojnë trupin nga bakteret e dëmshme. Ato janë të pasura me fibra, vitamina e minerale.

Kafeja. Ata që konsumojnë 5-6 kafe në ditë përballen me një rrezik 15% më të ulët për të vdekur nga sëmundjet e zemrës dhe 30% nga goditjet në tru.

Farat e lirit kanë një sasi të lartë fibrash e Omega 3. Plus që ka një milion mënyrash për t’i shijuar ato: me boronica, bollgur apo edhe me qumësht.

Avokado. Ky frut i shijshëm ka një “reputacion” të mirë në furnizimin e trupit dhe zemrës me yndyra të shëndetshme. Njësoj si vaji i ullirit, i pasur me antioksidantë e kalium, është e pasur edhe me yndyra, që mund të ulin faktorët e riskut të sëmundjeve të zemrës.

Shega përmban antioksidantë të shumtë që mund të ndihmojë në shmangien e bllokimit të arterieve. Sipas një studimi me pacientë të prekur, rezultoi se konsumi i përditshëm i lëngut të shegës për tre muaj sjell përmirësime në qarkullimin e gjakut në zemër. Së fundmi, është e rëndësishme të keni varitete ushimesh në dietën tuaj. Nëse nuk pëlqeni shegën, përdorni mollën, e cila gjithashtu përmirëson shëndetin.

/Panorama/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top