Lifestyle

February 2, 2017 | 8:46

2.000 persona pluskojnë njëkohësisht për 30 sekonda (VIDEO)

1Rreth 2000 persona notuan në rresht në një liqen të kripur në Argjentinë, duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness për numrin e personave që qëndronin mbi ujë teksa ishin kapur dorë për dore.

Anëtarë të Librit të Rekordeve Guinness certifikuan se 1.941 persona notuan njëkohësisht për 30 sekonda në liqenin Epecuen, i ndodhur në jug-lindje të një province në Buenos Aires. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në 28 qershor 2014 në një liqen në Taivan, ku 634 persona notuan në rresht, duke përdorur pajisje noti.

Pjesëmarrësit në Argjentinë nuk patën nevojë për pajisje ndihmëse, pasi uji i liqenit Epecuen është tepër i kripur. Sipas organizatorëve liqeni është hiperdetar dhe përmban të paktën 10 herë më shumë kripë sesa deti, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të notojnë natyralisht. Rekordi botëror u vendos gjatë festivalit të turizmit termal lokal. Liqeni është i krahasueshëm vetëm me Detin e Vdekur.

Vizitohet çdo vit nga turistë të shumtë, të cilët shijojnë perëndimin e diellit mbi liqen.

Në 1985, qyteti u përmbyt kur liqeni doli nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Rezidentët dhe turistët u detyruan të evakuoheshin, pasi shtëpitë dhe godinat u fundosën thuajse 10 metra nën ujin e kripur.

Ndërtesat në qytet tashmë janë ngritur mbi ujin dhe zona është kthyer sërish në një pikë turistike, ku vizitorët shijojnë atmosferën apokaliptike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top