Kjo ditë ka për qëllim të mirë-informojë publikun në lidhje me realitetin e këtij çrregullimi të zhvillimit.
Autizmi është një realitet i pranishëm në masë që do të thotë se ky lloj kufizimi prek 1 në 150 njerëz në botë.
Autizmi është paaftësi zhvilluese që manifestohet gjatë tre viteve të para të jetës. Është një sëmundje që prek më së shumti fëmijët e moshës 1-2 vjeç dhe që ka njohur rritje vitet e fundit në botë, ndërkohë që mjekët vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje.
Përqindja e lartë e rasteve të fëmijëve me autizm në mbarë botën ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi fëmijët, familjet e tyre, komunitetet dhe shoqërinë.
Autizmi është një çrregullim fizik i trurit, që bëhet shkak për një aftësi të përhershme të kufizuar të zhvillimit. Simptomat e shumta të autizmit mund të shfaqen vetvetiu ose të kombinuara me gjendje të tjera shëndetësore, si: zhvillim mendor i vonuar, verbëria, shurdhësia dhe epilepsia. Simptomat zbulohen zakonisht nga prindërit gjatë dy viteve të para të jetës së fëmijës.
Problemi është se shenjat e para të autizmit shfaqen ngadalë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.