Barrierat mendore kufizojnë mundësinë e të qenit të lumtur, qëllimet dhe jetën tonë. Shëndeti ynë mendor imponohet në të gjitha veprimet dhe reagimet. Idetë e padobishme na dëmtojnë dhe na bëjnë në përfundojmë në situata të vështira.
Ne kapemi fort me gjërat që na rëndojnë, por fuqia e vërtetë qëndron në shkëputjen. Duhet të jemi të guximshëm për të eliminuar atë që na zhgënjen. Ne mund të kishim krahë, por kurrë nuk do të fluturojmë si shqiponja, nëse nuk i thyejmë zinxhirët që na mbajnë në tokë. Dhe besoni apo jo, nuk është kaq e vështirë për të “fluturuar”.
Ne duhet të përqendrohemi në atë që me të vërtetë ka rëndësi. Ne duhet të ndalemi për një moment. Pa u ndalur për të reflektuar ne kurrë nuk do të shohim se çfarë ka rëndësi, nuk do të shohim se sa gjëra të padobishme po mbysin mendjen tonë. Shpesh frika dhe vështirësia nuk janë reale, por ne shqetësohemi për to më shumë se sa është e nevojshme.
Duke medituar në një vend të qetë dhe duke u përqendruar në mendimet tona, ne do të kuptojmë se cilat janë barrierat tona mendore. Këtu janë 20 barrierat mendore më të zakonshme, që duhen larguar:
- Tepricat
Ka gjëra që duhen mbajtur dhe të tjera që duhen lënë. Ne kurrë nuk do të jemi krenarë për veten nëse nuk mësojmë të ecim me këmbët tona.
- Eliminoni ndjenjën e fajit
Shumë shpesh nuk është legjitime dhe është e padobishme.
- Largohuni nga vetëkritika
Të jesh shumë i rreptë me veten do të na pengojë të përmirësohemi, të kemi guxim për të eksperimentuar. Zakonisht, ata që janë shumë vetëkritikë bëjnë pak.
- Lënia e paragjykimeve
Një mendje e paragjykuar ka një pengesë serioze që e shpie atë në pakënaqësi dhe negativitet.
- Braktisni mendimet negative
Negativiteti krijon një atmosferë të errët që nuk lejon që optimizmi të shfaqet.
- Të braktisësh të menduarit e dhimbshëm
Të mësojmë të shmangim të menduarit dhe të përqendrohemi në gjithçka që është e dobishme dhe e shëndetshme për marrëdhënie afatgjata.
- Mos kërkoni miratim nga të tjerët
Është një qëndrim që vret çdo nismë, gjë që na bën të vogël në sytë e të tjerëve.
- Çlirohuni nga grindjet
Grindja dëmton shëndetin tonë mendor dhe fizik. Disa kërkime tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis zemrës dhe mendjes, dhe ky zakon mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
- Largohuni nga besimet kufizuese
Disa besime janë të vetë-krijuara dhe vetë-imponuara. Ne e braktisim idenë se çdo gjë që imagjinojmë është e vërtetë.
- Mjaft me zvarritje
Mos e shtyni për nesër atë që mund të bëni sot. Koha nuk pret askënd.
- Braktisni mendimet shqetësuese
Ato janë mendime të mbështetura nga frika dhe ankthet e brendshme.
- Trajtimi i një zemre të thyer
Zemra jonë bllokon mendjen tonë, zemra e thyer krijon një zbrazëti mendore.
- Kapërcimi i kujtimeve të këqija
Kujtimet e këqija bëjmë mirë t’i mbajmë sa më larg. Ne mësojmë prej tyre pa u mbërthyer.
- Lërini gjërat e padobishme
Ne duhet të zotërojmë artin e lënies së gjërave të padobishme, duke përfshirë edhe njerëzit. Fjala “e padobishme” shpjegon gjithçka.
- Lërini “shoqëritë e këqija”
Një fryt i kalbur shkatërron frytet e tjera në shportë dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në marrëdhëniet njerëzore.
- Largohuni nga e shkuara
Mësoni të lini prapa përvojat e këqija. Mësoni nga gabimet dhe aksidentet.
- Stop etiketimit të vetes
Identifikimi në një rol specifik e kufizon mjedisin tonë të punës dhe na bën të humbasim identitetin tonë. Është më mirë të largoheni nga kjo rrugë sa më shpejt të jetë e mundur.
- Ndaloni marrjen e gjithçkaje si personale
Është kundërproduktive ndaj sjelljes pozitive dhe mirëqenies mendore. Përveç vrasjes së të gjitha nismave dhe marrëdhënieve.
- Mos u bëni skllav i shikimeve
Ajo shërben vetëm për të grumbulluar stres dhe për të gllabëruar lirinë tonë. Ne respektojmë kohën, por pa qenë të obsesionuar me të.
- Largoni zakonet kundërproduktive
Ato zakone që shkëpusin ose pengojnë produktivitetin tonë duhet të hiqen. Këto janë disa nga faktorët më të rëndësishëm që veprojnë si pengesa mendore.
Heqja e një pengese mendore është një mundësi për të filluar përsëri jetën tonë. Është një disiplinë mendore për të kultivuar dhe jo një shkencë e komplikuar.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.