Historitë e tyre tregojnë se në Lindjen e Mesme emancipimi femëror u zhvillua në shumë fusha, si në sport, në art përmes formave të ndryshme, drejtësi, biznes, kulturë, sektorin ushtarak, në politikë dhe të letërsi.
Femrat e zonja që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme janë të shumta, të moshave dhe formacioneve të ndryshme, të shpërndara në vende me histori dhe tradita gjithaq të ndryshme. Kemi përzgjedhur njëzet prej tyre, duke shmangur emrat më të famshëm. Vend për vend, nga Maroku në Afganistan, përmes Arabisë Saudite dhe Iranit, kemi zgjedhur femrat që janë aktive në politikë, të tjera që e përdorin artin për të treguar ndryshimet në rajonin ku ato jetojnë. Pa harruar ato që merren me sport, biznes dhe studiueset, të cilat nëpërmjet bibliotekave lokale kërkojnë të rrisin breza të ndryshëm. Dy janë emëruesin e përbashkët që i kanë lejuar këto femra të bien në sy: rritja e shkallës së arsimimit të femrave në dekadat e fundit në Lindjen e Mesme dhe, jo më pak, roli përmes rrjeteve sociale që u lejojnë atyre që të mundësojnë takime online dhe të dëgjohet zëri i tyre.
Raha Moharrak ngjitet në majat më të larta në botë. Njëzetepesë vjeçe, ajo ishte arabja e parë (dhe e para saudite) që arriti në majën e Everestit. Ndër rezultatet e saj, përfshihet edhe Kilimanxharo. Ajo punon si dizajner grafik dhe drejtore artistike.
Wafa Sayadi është sipërmarrëse tuniziane, e cila në vitin 2003 lançoi Proclean, kompaninë që ofron shërbime në menaxhimin e mbeturinave dhe hapësirave të gjelbra për publikun. Ajo është drejtoreshë e CEED në Tunizi, organizatë që merret me trajnime për sipërmarrjen, e hapur për të financuar në tregjet e reja.
Rana Dajani jep mësim në Universitetin Hashemite të Zarqa, në Jordani. Ka nisur programin e të nxënit nën siglën “Duam të lexojmë”. Në çdo lagje ka krijuar një bibliotekë për të promovuar leximin dhe të krijojë rrëfimtarë. Gjithçka nisi në vitin 2006, në një xhami.
Miriam Al Mansour është titullare e rëndësishme e Forcave Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku vitet e fundit ka qenë e autorizuar të fluturojë një Falcon F-16 dhe të drejtojë bombardimet kundër Isis në Siri.
Maha Laziri është themeluese e Teach4 Marokut, një organizatë joqeveritare që ndërton shkolla që prej vitit 2011 në malet e Marokut, në fshatin Ait Hamza dhe në luginën Tassaout. Ajo ka ngritur një ekip të vogël të rinjsh, të motivuar që veprojnë në zonat e largëta dhe të paarritshme.
Zainab Salbi është aktiviste irakiane, shkrimtare, sipërmarrëse dhe gazetare. Ajo themeloi shoqatën ndërkombëtare “Gratë për Gratë” me seli në Shtetet e Bashkuara. Salbi i është dedikuar femrave që u mbijetojnë konflikteve, duke u krijuar mundësi që ato t’ia nisin nga e para.
Ghada Khunji është fotografe nga Bahrein, e cila pas njëzet vitesh në Nju Jork, u kthye në shtëpinë e familjes në Manama. Me objektivin e saj, ajo mbledh imazhet e njerëzve dhe peizazheve e një arkipelagu përmes pranverës arabe të mbytur në gjak.
Monira al-Qadiri është artiste nga Kuvajti dhe punës e saj janë të ekspozuara në Muzeumin e Nju Jorkut. Ajo trajton tema komplekse sociale dhe kulturore. Pjesë e punës së saj është dhe ajo që e quan “narcisizëm mashkullor”. Video e saj “Sapun” vë në qendër të vëmendjes punëtorët emigrantë, të padukshëm.
Sima Samar është aktiviste afgane me etni Hazara (e përndjekur nga talebanët). Ish-ministre e Punëve të Femrave (2001-2003), kryeson Komisionin e Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Afganistan. Që nga viti 2005 është raportuese e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Sudan.
Fahima Hashim është feministe sudaneze, drejtore e Qendrës Burimore për Femrat Shamahu në Khartum. Sfidon të gjitha tabutë, edhe ato fetare, për të vënë të drejtat e njeriut në plan të parë dhe femrat. Nënë e vetme, ajo ka pasur kujdestarinë e vajzës së saj trevjeçare.
Faezeh Hashemi është bija e ish-presidentit iranian Rafsanjani. Deputete nga viti 1996 deri në vitin 2000 në kohën e qeverisë së Katamit, ajo themeloi gazetën Zan (“Gratë”). E angazhuar në fronin e reformatorëve, ajo përfundoi në burg për gjashtë muaj. Hashemi është regjistruar në Universitetin e Birminghamit.
Sofia Mahmoudi merret me përkthimin e literaturës ruse dhe do muzikën, pasionet që përmbahen në tregimet e saj të shkurtra, shpesh të ngjyrosura me realizëm magjik, deri dhe makabre. Një tregim i saj është botuar në antologjinë Trëndafilat e Persisë.
Farkhondeh Aqai, tashmë me profilin e një shkrimtareje të tregimeve të shkurtra, ka tërhequr vëmendjen e publikut iranian me një roman të diskutueshëm në lidhje me një transeksuale. Në vitin 2001 ajo u nderua nga Parlamenti Evropian i shkrimtarëve. Është ndër autoret e Trëndafilat e Persisë.
Hala Elkoussy është artiste egjiptiane e njohur për punën e saj mbi Thonjtë e Kuq, Palma dhe Ikona të tjera – Al Archief e cila është pjesë e grumbullimit në Tate Modern. Puna e saj fokusohet në jetën e komunitetit në Kajro.
Afrah Nasser është gazetare nga Jemeni, e cila prej 2011 ndodhet me bazë në Gotebiorg, Zvicër, ku studion për Shkencat e Komunikimit. Është bashkëthemeluese e OJQ Sallonin Jemen në Stokholm.
Nawal al-Maghafi është gazetare nga Jemeni dhe regjisore, e cila ndodhet me bazë në Londër dhe punon për BBC.
Suad Amiry është arkitekte palestineze, themeluese dhe drejtore e Qendrës Arkitekturore Riwaq për ruajtjen e shtëpive tradicionale në Ramallah, ku ajo banon. Në Itali ajo është e njohur për romanet e saj.
Deniz Gamze Ergüven është drejtore dhe skenariste turke. Me diplomë në Sharjah, master në Londër, ajo jeton në Dubai dhe është nderuar me disa çmime.
Lamya Gargash fotografon dhe filmon ndryshimet e shpejta në Gjirin Persik. Ajo është artistja e parë e Emirateve qw përfaqëson vendin e saj në Bienalen e Venecias (2009).
Loujain Al Hathloul është simbol i betejës së Arabisë, e cila pretendonte të drejtën për drejtimin e makinës.
Burimi: iodonna.it / Corriere della Sera
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.