Çdo vit në botë bëhen mijëra fotografi të nivelit të lartë, për të shpërndarë kujtime apo peizazhe të jashtëzakonshme, histori unike dhe momente të jetës në vendet e largëta. Shumë përfundojnë në mediat sociale, të tjerat marrin pjesë në konkurset sektoriale, për profesionistët dhe të tjerat përballen me konkurrencën globale.
Në mesin e konkurseve të fotografive, ekziston edhe një i promovuar nga revista Smithsonian, institucion kulturor me qendër në Uashington, i cili shpalli finalistët e edicionit të pesëmbëdhjetë. Në total, janë gjashtëdhjetë fotografi të zgjedhura nga redaktorët e fotografive nga mbi 48 mijë të dërguar nga e gjithë bota; në vlerësim merret dhe gjykimi i lexuesve që mund të votojnë për ta deri më 26 Mars.
Duke pritur shpalljen e fituesve, të planifikuar për 27 Marsin e vitit të ardhshëm, këtu janë njëzet fotografitë më të spikatura.
Burimi / https://www.wired.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.