Mirëqenie

April 29, 2019 | 8:45

20 minuta aktivitet fizik, mjafton për të larguar rreziqet e jetës sedentare

Sa më shumë punë ndenjur bën, aq më shumë është e nevojshme që të mos heqsh dorë nga të paktën 20 minuta aktivitet fizik në ditë, lehtësisht intensiv. Në fakt kaq minuta mjaftojnë sipas një studimi të kryer mbi të paktën 150 000 persona, për të evituar rreziqet që lidhen me të ndenjurin ulur tetë orë në ditë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se një mungesë e aktivitetit fizik rrit rrezikun e vdekjeve të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare, të frymëmarrjes, të diabetit dhe tumoret.

Për të kuptuar se sa kohë ushtrime fizike janë të nevojshme për të evituar këto rreziqe për shëndetin, studiuesit e Universitetit të Sidneit, kanë analizuar për nëntë vite 149 077 persona (45 vjeç e sipër).

Sipas rezultateve, të publikuara në revistën shkencore “Journal of American College of Cardiology”, të qëndrosh ulur për më shumë se gjashtë orë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun për vdekje.

Megjithatë, ky efekt është vërejtur tek personat që nuk bënin nga 150-300 minuta në javë aktivitet fizik mesatar ose të fuqishëm, që përkon me rreth 20-40 minuta në ditë.

Madje të reduktosh vetëm numrin e orëve që qëndron ulur nuk është mjaftueshëm për të reduktuar këtë rrezik, nëse nuk zhvillohen aktivitete fizike.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top