Editorial

March 21, 2018 | 10:53

21 Marsi Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down

21 Marsi konsiderohet edhe si Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down. Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i atyre që jetojnë apo punojnë me ta bëhet më i fortë.  Sindroma Down, e njohur gjithashtu si trizomi në kromozomin 21, është e lidhur me një vonesë në aftësitë njohëse dhe rritjen fizike, të cilat i bashkëngjiten edhe disa karakteristikave të fytyrës.
  

Është sindromi kromozomik më i hasur. Ai nuk lidhet me racën, kombësinë, fenë apo statusin socio-ekonomik, nuk shkaktohet nga ndonjë veprim i bërë nga femra gjatë shtatzënisë. Ende sot nuk dihen shkaqet që shkaktojnë këtë sindromë dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij.

Fakti më i rëndësishëm që duhet ditur rreth individëve me Sindromën Down është se ata janë shumë të ngjashëm me ne, po aq sa të ndryshëm prej nesh. Ne rast të një trajtimi të kujdesshëm shëndetësor të sëmundjeve që shoqërojnë këtë sindromë, si dhe të një trajtimi terapeutik, individi që ka këtë sindromë mund të arrijë të gëzojë një jetë të gjatë, të pavarur, të shëndetshme dhe t’i shërbejë komunitetit si çdo individ tjetër i shoqërisë.

Rreth Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down

U themelua ne vitin 2006 nga Shoqata Kombëtare e Sindromës Down në Amerikë dhe është ndjekur nga 69 shtete deri më sot. Festohet çdo vit më datë 21 Mars për të simbolizuar triplifikimin unik të kromozomit 21, i cili shkakton këtë gjendje gjenetike.

Synimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin dhe informimin për këtë sindromë, si dhe të promovojë të drejtat e trashëguara të personave të prekur nga sindroma për të jetuar një jetë me dinjitet dhe për të qenë aktivë dhe pjesëmarrës që japin vlera në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top